showbiz

Lajm i trishtë nga Kosova/ Shuhet zëri legjendar i grupit “Ilirët”, Shemi që u solli shqiptarëve “himnin” e dytë gjendet i vdekur

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne! Këngëtari legjendar, Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë si “Shemi” ka ndërruar jetë.

Burime për mediat bëjnë me dije se zëri i rock-ut kosovar dhe vokalisti i grupit “Ilirët” është gjetur në banesë pa shenja jete.

“Xhamadani vija-vija”, është një nga të shumta këngët që Shemi e këndonte me shpirt dhe u kthye në një tjetër himn për të gjithë shqiptarinë. Kjo ikje e tij e befte, parakohe dhe atëhere kur askush nuk e priste ka lënë në dhimbje familjarët e tij, bashkëudhëtarët e skenës, e të gjithë kolegët dhe fansat që përgjatë gjithë këtyre viteve e ndoqën, kënduan me të dhe e duartrokitën.

Shemsi Krasniqi e nisi karrierën e tij në vitin 1978. Ai ka lënë pas dhjetëra këngë që kanë shënuar breza dhe u bë i pavdekshëm me “Xhamadani vija-vija”, këngën që ashtu si dhe ai ka thënë vetë më herët, e mbajti gjallë edhe kur muzika heshti.

të fundit

Protestë civile paqësore kundër femicidit të shtunën në Ohër

Të shtunën, më 21 nëntor, nga ora 12:00 deri në 14:00, në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile…

51 seconds ago

A po e rishikon Madridi qëndrimin ndaj Kosovës? Ekspertët kërkojnë veprime konkrete diplomatike

Spanja ka shprehur gatishmëri që të mos bëhet pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, pavarësisht se vazhdon të…

2 minutes ago

Milani vë në shënjestër yllin e Serie A për dyshen ideale me Rabiot

Milani ka synime të mëdha për afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka etiketuar një transferim të madh në mesfushë,…

7 minutes ago

Xherdan Shaqiri rikthehet te gjesti i shqiponjës ndaj Serbisë dhe shpjegon arsyet e atij veprimi

Xherdan Shaqiri ka folur sërish për festimin e famshëm me shqiponjë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e…

8 minutes ago

Putin apelon për bashkëpunim SHBA-Rusi-Kinë: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar…

9 minutes ago

Arrestohet 44-vjeçari në Korçë që tentoi të grabiste klinikën dentare duke kërcënuar stomatologen

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë një klinikë dentare, duke kërcënuar…

10 minutes ago