Keidi Bare nuk i trembet koronavirusit dhe është i gatshëm të zbresë sa më shpejt në fushë nëse liga e spanjolle e futbollit me aprovimin e qeverisë do të vendosë rifillimin e kampionateve.
Bare është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Malagas me klubin andaluzian që e konsideron si një nga xhevahirët e skuadrës talentin shqiptar. Bare shprehu gatishmërinë e tij për të zbritur në fushë në një intervistë për Radio Marcan pasi ka besim te masat e sigurisë që do të merren.
“Nëse vendoset që të luhet futboll, nuk mund të mendojmë që nëse përplasemi do të infektohemi. Nuk na bën mirë kjo mendësi. Nëse na rikthejnë, jam i bindur që nuk do të ndodhë asgjë. Kam dëgjuar edhe që ka futbollistë, të cilët kanë frikë por unë nuk kam.
Nuk ka vend për frikë dhe do të jem i pari që do pranoj të futem në fushë. Sigurisht, që ka edhe një anë tjetër, për të cilën as unë nuk kam dëshirë që të mendojmë për futboll kur po vdesin kaq shumë njerëz”, ka deklaruar Bare.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…