Harry Kane vijon të punojë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që e ka lënë jashtë fushave prej kohësh, ndërsa ndërprerja e futbollit dhe shtyrja e Kampionatit Europian, duket se ishin “lajme të mira” për sulmuesin anglez.
Në një bashkëbisedim me fansat në rrjetet sociale, kapiteni i Tottenham u pyet nëse do të qëndronte përgjithmonë te “Spurs”, por përgjigja e tij ishte si një mesazh i qartë për drejtuesit e klubit, se nëse nuk ndërtojnë skuadër konkurruese, do të largohet.
None found
“Është një nga ato pyetje që nuk mund t’u përgjigjem as me po dhe as me jo. Unë i dua Spurs dhe do t’i dua përgjithmonë, por nëse nuk shoh që skuadra po rritet dhe po konkurron për objektiva të rëndësishëm, nuk mund të rri. Pra mund të largohem shpejt, por mund të rri edhe përgjithmonë aty. Jam lojtar ambicioz dhe dua të jem pjesë e një klubi që lufton për objektiva madhorë, por edhe Tottenham mund të jetë një i tillë”, deklaroi Kane.
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00. Kjo u konfirmua nga…
Kylian Mbappe ka folur hapur për mundësinë që të fitojë për herë të parë në karrierë “Topin e Artë”, duke…
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, ka paralajmëruar të hënën për përparimin e asaj që e cilësoi si një “kërcënim…
Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e “Lotaria s Maqedonisë”, pasi i akuzuari Bashkim Avdiu ka kërkuar që aktakuza t’i…
FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, me marrëveshjen tashmë të firmosur gjatë vizitës zyrtare në…
Joheirry Mola, 24 vjeç, nga Republika Dominikane, është kurorëzuar Miss Bota e re në Vietnam, duke i dhënë vendit të…