sport

Lewandowski tregohet i qartë përsëri: Me Bayern Munich nuk kam armiqësi por dua të largohem

Robert Lewandowski ka përsëritur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich.

Sulmuesi ka shprehur edhe një herë dëshirën për t’i dhënë fund kohës së tij në klubin gjerman dhe për të nisur një aventurë të re.

Të lidhura

None found

“Mendoj se është më mirë që Bayerni të investojë paratë që mund të marrë për mua sesa të më mbajë deri në fund të kontratës sime”, tha ai për “Bild”.

“Nuk dua të detyroj asgjë. Dua të gjej zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë, një klub ëndrrash për shumë lojtarë. Dua që kjo të marrë fund, ne nuk jemi armiq. Jam i sigurt se do të gjejmë një marrëveshje së bashku,” tha ai.

Sulmuesi gjithashtu e ka bërë të qartë se ka dhënë gjithçka për Bayernin gjatë tetë viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse ai nuk mendon se është mosmirënjohës apo egoist.

“Jo, nuk është egoizëm,” tha ai prerazi.

“E di se çfarë kam pasur në Bayern dhe e vlerësoj shumë. Gjithashtu e di që kam bërë më të mirën për të mos zhgënjyer klubin dhe tifozët në tetë vitet e fundit. Gjithmonë jam munduar të jap maksimumin, të përmbush pritshmëritë e skuadrës dhe tifozëve, i vlerësoj tifozët.

Nëse nuk do të isha i sinqertë për situatën time, do të ndjeja se nuk po tregohesha i drejtë me fansat. E di që ka shumë emocione sot, por shpresoj që fansat të më kuptojnë në një moment.”/h.ll/albeu.com

të fundit

Arlinda pas hapjes së kartës: Isha e bindur se tema e patriarkatit nuk do të tolerohej

Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit [...]Read More...

16 seconds ago

Araujo rrëfen pritjen e ngrohtë te Liverpooli pas largimit nga Barcelona

Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga…

17 seconds ago

Zelensky: Për ne Putini është vrasës, jo mik; Trump nuk po ushtron presion të mjaftueshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…

25 seconds ago

Parashikimi i motit për 21 nëntor 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me…

39 seconds ago

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

54 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

54 minutes ago