Ergys Kaçe kërkon zyrtarisht prishjen e kontratës me kampionët në fuqi të Greqisë, PAOK.
Mediat greke kanë raportuar gjatë ditës së sotme se mesfushori shqiptar që rinovoi kontratën me selanikasit vetëm në verën e vitit të kaluar, nuk dëshiron të jetë peng i PAOK-ut për vazhdimësinë e karrierës.
None found
Fakti që për momentin Kaçe nuk është në planet e trajnerit të PAOK-ut ka bindur lojtarin të kërkojë prishjen me konsensus të kontratës 3-vjeçare. Këtë sezon mesfushori ka qenë i huazuar te AEL Larisa në Superligën greke.
Sipas portalit grek “Sportdog”, ditët e fundit Kaçe po negocion me drejtuesit selanikas prishjen e kontratës dhe njëkohësisht po merr në konsideratë propozimet e ekipeve të tjera greke, ndërsa nuk bëhet fjalë për një qëndrim te Larisa.
Rikthimi i korçarit te Panathinaikos është një mundësi. Kujtojmë që lojtari nuk ftohet prej kohësh nga trajneri i Kombëtares Edi Reja.
Ekspertët për çështjet e pushtetit vendor dhe ekonomisë, vlerësojnë se projektligji për ndryshimin e mënyrës së taksimit të pasurive të…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot të kthjellët në…
Pak pas mesnate, një vrasje është regjistruar në fshatin Bërxullë të Vorës. Viktimë ka mbetur 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula, i…
Dashi Kalimi i Hënës në Akrep sjell emocione të forta dhe ndjesi të thella, sidomos në mbrëmje. Është koha për…
Dashi Kalimi i Hënës në Akrep sjell emocione të forta dhe ndjesi të thella, sidomos në mbrëmje. Është koha për…
Një nga momentet më të diskutueshme të çerekfinales mes Argjentinës dhe Zvicrës ishte përjashtimi i sulmuesit zviceran Breel Embolo, i…