Juventusi ka prezantuar ditën e sotme Dejan Kulusevski, të cilin e transferuan nga Parma për shumën e 40 milionë eurove.
20-vjeçari shihet si një element me shumë perspektivë për të ardhmen, por që mund të shërbej edhe në të tashmen teksa në stërvitje ia ka dalë të impresionojë trajnerin Andrea Pirlo. Ndërkohë, suedezi shprehet se Ronaldo është shumë i afërt me të dhe se fjalët e tij i shërbejnë si benzinë.
None found
“Kam ardhur këtu për t’u përmirësuar, të bëhem më i fortë se një ditë më parë dhe të fitoj ndeshje. Dua të fitoj kampionatin, çdo ndeshje në stërvitje. Këtu çdo ditë është një luftë, duhet të jesh në 100%. Nuk mund të vish në stërvitje dhe ta kesh mendjen diku tjetër, sepse përndryshe dallohet nga të tjerët. Mendoj se mund të jap shumë energji në fushë, dua të argëtohem në fushë. Vrapoj shumë dhe bëj gjithçka që skuadra të fitoj”.
Ronaldo? “Kristiano është fantastik, shumë simpatik. Flet me të gjithë, edhe për gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin. Fjalët e tij më shërbejnë si benzinë, jam me fat të luaj me një si ai përkrah dhe shpresoj ta ndihmoj”.
Ibrahimoviç? “Ai ka qenë idhulli im, ka bërë gjëra që në Suedi nuk mendoheshin më parë. Kemi folur, më ka telefonuar dhe për mua ishte shumë emocionuese sepse kur isha fëmijë nuk e mendoja se Ibra një ditë do të më merrte në telefon”, u shpreh Kulusevski.
Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…
Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…
Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…