Categories: Uncategorized

Juventusi fiton 3-0 në tavolinë, Napoli nuk e përdor dot bonusin e Serisë A. Ja çfarë thotë rregullorja

Përgatitjet për sezonin 2020-2021 nisën pasi u rivlerësua dhe u rikonstruktua protokolli “UEFA Return to Play”, i cili përfshinte një seri testesh dhe rregullash rigoroze, me objektivin që ndeshjet të luheshin siç ishin parashikuar në varësi të datave të paracaktuara, jo vetëm të kompeticioneve UEFA dhe FIFA, por mbi të gjithë të kampionateve në secilin shtet.

Për më shumë, në bazë të kërkesave që detyron protokolli i UEFA-s, pjesa më e madhe e federatave ka arritur që të marrë lejen e autoriteteve qeverisëse kombëtare dhe lokale për zhvillimin e kampionateve dhe udhëtimet që lojtarët duhet të kryejnë, jo vetëm me klubet e tyre, por edhe në impenjimet me kombëtaret respektive.

Të lidhura

None found

Rregullorja, lidhur me normat e pozitivitetit që mund të diagnostikohen në skuadra të ndryshme, është firmosur nga Këshilli Ekzekutiv i FIFA-s dhe i UEFA-s më datë 28 gusht 2020, siç nënvizohet më poshtë:

– Nëse një grup futbollistësh futet në karantinë të detyrueshme apo në vetizolim, si rrjedhojë e një vendimi të një autoriteti kombëtar apo lokal kompetent, ndeshja do të luhet sipas parashikimeve, me kusht që skuadra të ketë të paktën 13 futbollistë të disponueshëm (njëri prej të cilëve duhet të jetë detyrimisht një portier), pavarësisht nga sa mund të nënvizojnë artikuj të tjerë të rregullores së kompeticionit në fjalë. Mjafton që të paktën 13 lojtarët të kenë rezultuar negativë ndaj tamponit, siç kërkon protokolli UEFA dhe FIFA.

– Nëse një klub nuk është në gjendje që të rreshtojë një skuadër, me numrin minimal të lojtarëve që kërkohen (13 lojtarë minimumi, prej të cilëve njëri duhet të jetë detyrimisht një portier), ndeshja, nëse është e mundur, do të shtyhet në një datë për t’u vendosur, qoftë nga federata në fjalë apo qoftë nga UEFA ose FIFA, në varësi të kompeticionit për të cilin ajo ndeshje është e vlefshme (kampionat, Champions, Ligë Europe, ndeshje kombëtaresh A dhe U-21). Madje, nëse skuadra vendëse, në një rast specifik, nuk është në gjendje që të organizojë ndeshjen, mund të vendoset që të luhet edhe në një fushë asnjanëse, por kostot i takojnë skuadrës vendëse (pritëse) që të marrë parasysh edhe kostot e situatës.

– Përveç skuadrave… Edhe për stafin e arbitrave: Nëse kushdo prej anëtarëve të skuadrës arbitrale, të programuar për një ndeshje, rezulton pozitiv ndaj virusit “SARS-CoV-2”, jo vetëm kampionatet në të gjithë botën, por edhe për turnetë UEFA dhe FIFA organet drejtuese të kompeticionit mund ta zëvendësojnë drejtuesin e ndeshjes me një tjetër. Në rastet e kompeticioneve ndërkombëtare, UEFA ose FIFA, mund të gjendet edhe një zgjidhje alternative, që do të thotë se nuk ka nevojë që të gjendet një zëvendësues i së njëjtës kombësi.

RREGULLORJA E SERISË A KA NJË BONUS, POR JA PSE NAPOLI NUK E PËRDOR DOT

Liga Italiane e Serisë A, por edhe çdo kampionat tjetër në botë është i detyruar që të zbatojë me përpikmëri protokollin “Return to Play”, të miratuar nga FIFA dhe UEFA, për sa i përket zhvillimit të ndeshjeve dhe ecurisë së kampionateve apo kompeticioneve të ndryshme kombëtare (si për shembull Kupë apo Superkupë Italie, në rastin e kampionatit në Gadishullin Apenin).

Ndërkohë, një klauzolë specifike brenda rregullores italiane flet për një bonus, që një klub i Serisë A mund ta kërkojë të paktën vetëm një herë gjatë kampionatit aktual: “Protokolli i kampionatit 2020-2021 i Serisë A është i detyrueshëm, sipas akordit me UEFA-n: luhet nëse një skuadër ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion (12 të lëvizshëm plus 1 portier), që kanë rezultuar negativë ndaj tamponit. Në rast se skuadra refuzon, atëherë parashikohet humbje 3-0 në tavolinë. Gjithsesi, secilit klub aktual të Serisë A i akordohet një bonus, i cili mund të përdoret vetëm një herë për të kërkuar shtyrjen e ndeshjes. Ky bonus gjithsesi mund të bëhet aktiv, vetëm nëse një skuadër ka të paktën 10 lojtarë pozitivë”.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

4 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

4 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

4 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

5 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

5 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

6 hours ago