Categories: Uncategorized

Ishte protagonist i finales, Meret: Buffon është idhulli im

Portieri i Napoli-t, Alex Meret, ka qenë protagonist në fitoren e Kupës së Italisë nga ana e skuadrës së tij kundër Juventus-in me penalltinë e pritur ndaj Dybala-së. Ai e ka komentuar me këto fjalë triumfin në Olimpico:

“Është shumë e bukur, mendoj se kemi bërë një udhëtim të shkëlqyer, kemi treguar se mund të vuajmë dhe se mund të luajmë në një nivel me të tjerët”, ka thënë ai për Rai Sport.

Të lidhura

None found

“Kemi dhënë gjithçka që nga minuta e parë, jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Trajneri dhe presidenti na kanë thënë se janë gjithashtu krenar për ne”.

Meret ka folur edhe për idhullin e tij Gigi Buffon, të cilin sot e ka pasur kundërshtar.

“Gigi është akoma numri një, e ka treguar edhe mbrëmjen e sotme me tre ose katër pritje të mëdha. Është një nder të luaj kundër një lojtar që është akoma idhulli im, kjo e bën akoma edhe më të veçantë”.

“Kemi fituar Kupën që ishte një nga katër objektivat tanë, tani duhet të vazhdojmë kështu dhe të ngjitemi në renditje”, ka përfunduar Meret.

të fundit

VIDEO/ Pamjet e debatit mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës në rrugë, policia shmang përleshjen fizike

Edhe pse të divorcuar, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi dhe ish-partnerja e tij, Wanda Nara, vazhdojnë të prodhojnë skandale [...]Read More...

41 seconds ago

Bayern Munich shqyrton afrimin surprizë të ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e një transferimi të papritur të ish-portierit të Liverpoolit, Loris Karius, teksa gjiganti gjerman po…

6 minutes ago

Gerrard: Chelseat i duhen tre mbrojtës të klasit botëror për të luftuar për trofe

Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard, ka pohuar se Chelsea duhet të investojë shumë në mbrojtjen e tyre nëse…

7 minutes ago

Pse gjumi cilësor është i rëndësishëm për shëndetin

Gjumi i mirë, çelësi për një jetë më të shëndetshme — Klan Kosova [...]Read More...

8 minutes ago

Kina shënon suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muaj, e nxitur nga kërkesa për teknologji

Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1.04 trilion dollarësh në 10 muajt e parë të vitit 2026, duke…

13 minutes ago

Robbed two banks in Tirana of 120,000 euros / Robert Duka: “I lost the money at casinos and gave two friends 3,000 euros each because…

Një seri përgjimesh telefonike, të kombinuara me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i automjetit të marrë…

20 minutes ago