Gigi Buffon arriti të lërë gjurmë dhe respekt tek ish-shokët e tij të skuadrës, në Paris.
Pavarësisht se kaloi vetëm një sezon me PSG, portieri veteran bardhezi ka mbetur në mendimet e Kylian Mbappé. Duke folur për “L’Equipe” mbi marrëdhënien e tij me Lass Diarra, ylli francezi iu referua gjithashtu “gardianit” të Juventusit:
None found
“Lass ishte si një vëlla më i madh për mua, të cilit mund t’i besoja. Shpesh më tregonte për karrierën dhe klubet e tij. Kishte mësuar shumë nga gabimet, kështu që më dha këshilla të vlefshme. Ai më ndihmoi në momente të ndërlikuara. E dinte mirë se çfarë do të thotë nivel i lartë në futboll, për çfarë po fliste. Ai luajti në shumë klube, pothuajse kudo. U largua nga shtëpia shumë herët dhe bëri përpara vetëm. Gjithmonë jam i prirur për t’i dëgjuar “pleqtë”. Buffon, gjithashtu, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Kam mësuar shumë prej tij”.
Mbappé pastaj vazhdoi të shpjegojë si ndodhi lamtumira e 42-vjeçarit italian, pas një sezoni në kryeqytetin francez: “Kishte një efekt të caktuar largimi i Gigi. Lass më foli për planet e tij, e dija se çfarë donte të bënte. Unë jam akoma në kontakt me Buffon. Nuk e imagjinoja që gjërat mund të shkonin aq mirë për të. Po luan akoma te Juventusi, po paraqitet shkëlqyeshëm dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet”.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…