Categories: Uncategorized

Ish-kampioni i botës, rikthehet në Formula 1

I larguar që në fund të vitit 2018 për të garuar në IndyCar Series, por ndonëse në moshën 39-vjeçare, Fernando Alonso është i bindur për një tjetër rikthim në Formulën 1, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Kjo sepse sipas prestigjiozes “BBC”, piloti spanjoll ka arritur marrëveshjen me skuadrën franceze Renault, që të garojë aty duke nisur nga sezoni i vitit 2021, për të formuar dyshen së bashku me Esteban Ocon.

Të lidhura

None found

Te Renault piloti spanjoll pritet të marrë vendin e australianit Daniel Ricciardo, i cili pas dy sezonesh në skuadrën franceze, nuk duket aspak i lumtur dhe do të largohet në dhjetor për t’iu bashkuar skuadrës McLaren.

Fernando Alonso ka qenë pjesë e Renault edhe në periudhën 2002-2006, ku ka kaluar kohë të arta, duke fituar edhe dy tituj kampionë në Formula 1, konkretisht në vitet 2005 dhe 2006, ndërsa tani do të provojë të përsërisë suksesin.

Përveç Renault, në Formula 1 Alonso ka qenë pjesë edhe e McLaren e Ferrari, ndërsa këtë verë do të garojë me McLaren në Indianapolis 500, ku do të synojë titullin kampion para se të rikthehet në drejtojë njëvendëshen në sportin më popullor të shpejtësisë.

të fundit

Në COP31, Pacolli i paraqet përfaqësuesit të UNEP FI Portofolin e Investimeve të Gjelbra të Kosovës

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare…

18 seconds ago

Kosova synon të ndërtojë pesë diga strategjike, Pacolli bisedon me Turqinë për bashkëpunim

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…

11 minutes ago

Dhunimi i 64-vjeçarit pas debatit për parkimin në Shkodër, Apeli vendos për tre të pandehurit

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…

15 minutes ago

Abuzoi me Natasha Farah dhe sulmoi motrën e saj, “Mr Big” dënohet me 4 vite e 11 muaj burg

Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…

17 minutes ago

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

21 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

21 minutes ago