Momente frike për Fernando Alonso-n në ditën e dytë të provave të lira në pistën e Indianapolis në pritje të garës që do të zhvillohet 23 gushtin e ardhshëm.
Piloti spanjoll, i cili po përgatitet për t’u kthyer në Formula 1 në timonin e Renault, është përplasur me murin e kthesës 4 me rrotën e përparme të djathtë të makinës së tij Arrow McLaren, që ecte me 361 kilometra në orë, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim fizik.
None found
“Në këtë pistë muret janë shumë afër”, ka thënë Alonso. “Fatkeqësisht, sotka ndodhur përsëri. Shpresojmë që të mos ndodhë më 23 gusht. Mësohen gjëra të reja pas çdo xhiroje që bën këtu”.
Kjo do të jetë tentativa e tretë e Alonso-s për të fituar Indy 500 dhe të kompletojë Triple Crown-in.
Teksa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Shqipëri – Finlandë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, trajneri…
Për herë të parë nga viti i ardhshëm pritet të nisë zbatimi modelit të ri, modern dhe digjital të pagesës…
Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…
26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Eric Usher, udhëheqës i Iniciativës Financiare…
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë dhe Pylltarisë…