Categories: Uncategorized

Irritohet Messi: Kritikon ashpër drejtorin e Barcelonës (FOTO LAJM)

Lionel Messi nuk e ka lënë të kalojë paq Abidalin pas kritikave që i ka dhënë lojtarëve.

Ish-mbrojtësi i Barcës, në një intervistë ka thënë se disa futbollist nuk stërviteshin nën drejtimin e Ernesto Valverdes.

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur me Valverde dhe disa prej tyre nuk u trajnuan seriozisht. Kishte probleme nga brenda”, kishte thënë Abidali.

E deklaratës së tij i është përgjigjur ylli i Barcës, Lionel Messi.

Argjentinasi, përmes një postimi në Instagram i ka thënë Abidalit të shikoj punët e veta dhe nëse ka diçka të përmend emra e mos të flas me anonime.

“Sinqerisht nuk më pëlqen t’i bëj këto gjëra por mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për detyrat e tyre dhe të kujdesen për vendimet e tyre. Lojtarët janë ata që ndodhen në fushë, dhe ne jemi gjithashtu të parët që pranuam kur nuk ishim mirë”, ka thënë Messi.

“Zyrtarët e menaxhimit të sportit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe, mbi të gjitha, të marrin përgjegjësinë për vendimet që marrin. Më në fund, mendoj se kur flasim për lojtarët, duhet të japim emra sepse pastaj emrat tanë do të ndoten dhe do të ketë gjëra që nuk janë të vërteta”, ka shkruar gjashtë herë fituesi i Topit të Artë.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

6 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

6 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

6 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

6 hours ago