Nuk ka qenë një pasdite e lehtë kjo e ditës së sotme për trajnerin e Torinos, Valter Maxari.
Tekniku italian uli në stol futbollistin e vet, Simone Verdi, në pjesën e dytë, veprim i cili ka acaruar në maksimum ish-lojtarin e Napolit, i cili ofendoi teknikun e tij gjatë kohës që po zëvendësohej duke i thënë “Ik p**dhu!”. Më pas ka marrë shishen me ujë dhe e ka përplasur në stol.
Pas sfidës Maxarri kritikoi lojtarin e tij për humbjet e shumë topave në lojë, ç’ka mund t’i rrezikonte fitoren Torinos. Ai kërkoi që drejtuesit e klubit ta gjobisnin Verdin.
“Kur e zëvendësova Verdin e bëra për të mirën e skuadrës, ai e di shumë mirë këtë. Nëse fillon të humbasë kontrollin e topit njësoj siç bëri në pjesën e dytë të ndeshjes së sotme ndaj Bolonjës, normale që do të zëvendësohet. Ai është njësoj si të gjithë futbollistët e tjerë dhe duket të ketë respekt në radhë të parë për shokët e ekipit, pastaj për trajnerin. Nëse klubi e shqyrton çështjen, duhet ta gjobisë”, përfundoi ish-trajneri i Napolit dhe Interit, Valter Maxarri.
Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja…
Edhe në ditën e heshtjes zgjedhore, në Durrës vijon hedhja e asfaltit elektoral nga strukturat e qeverisë, në kundërshtim të…
Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë dakord…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli sot një ditë para zgjedhjeve se kur mund të dalin rezultatet…
Pas triumfit dramatik të Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, fituar 3-2 pas kohës shtesë, futbolli…
Xhiroja e Italisë vijoi sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 13.7 km me 150 metra disnivel…