sport

El Classico vendimtar: Ancelotti përjeton për herë të fundit supersfidën nga pankina e Real Madridit

Pas triumfit dramatik të Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, fituar 3-2 pas kohës shtesë, futbolli spanjoll rikthehet në qendër të vëmendjes me një tjetër El Clasico, këtë herë vendimtar për fatin e titullit në La Liga. Me vetëm tri javë të mbetura deri në fund të sezonit, katalanasit udhëheqin me katër pikë ndaj Real Madridit, duke e bërë sfidën në “Santiago Bernabeu” thelbësore për garën.

Megjithatë, përtej rëndësisë sportive, vëmendja është përqendruar te trajneri Carlo Ancelotti, i cili pritet ta drejtojë për herë të fundit Realin në këtë përballje legjendare. “Dashuria ime për këtë klub do të zgjasë deri në frymën e fundit. Në fillim është pasioni, por më pas vjen dashuria. Madridi, ashtu si Milani, do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, u shpreh tekniku italian në konferencën për shtyp, duke lënë të kuptohet largimin e afërt dhe duke përmendur pasardhësin e mundshëm: “Xabi Alonso ka bërë një punë të shkëlqyer dhe të gjitha dyert janë të hapura për të”.

Të lidhura

None found

Në lidhje me përgatitjet për sfidën, Ancelotti u shpreh i qartë: “Nuk është e nevojshme të motivojmë lojtarët për këtë ndeshje, ata e dinë rëndësinë. Ajo që ka ndodhur këtë javë nuk na ka ndikuar aspak, nuk ka asnjë problem”.

Trajneri italian komentoi edhe eliminimin e Barcelonës nga Interi në Champions League: “Ishte një sfidë e bukur. Barcelona ishte shumë afër kualifikimit, përgëzoj Interin, por edhe PSG. Sidoqoftë, nuk ndjej ndonjë lehtësim – Barça ishte shumë konkurruese”.

Përsa i përket pritshmërive për El Clasicon, Ancelotti shtoi: “Skuadra është entuziaste dhe e motivuar. Ka besim se mund t’ia dalim. Ndeshja e fundit kundër Barcelonës ishte më pak e komplikuar se të mëparshmet dhe kjo na jep besim. Në këtë lloj përballjesh duhet të mbrohemi mirë, sepse Barça të mban në gjysmëfushën tënde. Ne duhet të dimë si të shfrytëzojmë hapësirat që ata lënë pas”.

Një sfidë për titull, një përballje mes legjendash dhe një lamtumirë e ngrohtë nga një trajner që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e “Los Blancos”.

të fundit

BE-ja: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të…

2 seconds ago

Presidentja sllovene uron Shiroka-Pulën: Pres bashkëpunim mes dy vendeve dhe në Procesin Brdo-Brioni

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pir Musar, e ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka…

28 seconds ago

Zidane vlerëson mesfushorin belg: Lavia është lojtar cilësor

Zinedine Zidane ka lavdëruar mesfushorin e Chelseat, Romeo Lavia, pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në ndeshjen e Ligës së Kombeve…

38 seconds ago

Robert Berisha për videot intime të Adi Hilës: Nëse janë publikuar për përfitim, është bërë gabim

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku komentoi pak edhe…

8 minutes ago

Tekniku i autopsisë tregon çfarë ndodh me foshnjën pas vdekjes së nënës shtatzënë

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën? — Klan Kosova [...]Read More...

9 minutes ago

Shqipëria synon të shkruajë historinë në Play-off-in e Botërorit: Hamonikaj dhe Bajraktari besojnë te grupi dhe premtojnë maksimumin ndaj Uellsit

Kombëtarja shqiptare e vajzaveKombëtarja shqiptare e vajzave do të luajë më 9 tetor sfidën e parë historike ndaj Uellsit, në…

10 minutes ago