Klubi i Juventusit vazhdon të jetë në merkato për të zëvëndësuar vendin e lënë bosh nga Gonzalo Higuain. Që nga dita kur Andrea Pirlo konfirmoi se argjentinasi nuk do të jetë pjesë e bardhezinjve në sezonin e ardhshëm, kanë qenë disa emra që janë lidhur me një transferim në Torino.
Emri më i fundit është ai i Luis Suarezit. Sipas raportimit të gazetarit italian, Romeo Agresti, uruguaiani është një mundësi konkrete për sulmin e Juves. Duke parë dhe situatën e krijuar tek Barcelona, Suarezit i është kërkuar të largohet dhe një kalim tek “Zonja e Vjetër” mund ta tundojë atë.
None found
Megjithatë deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe pritet për tu parë në ditët në vijim nëse Juventusi do të bëjë ofertë konkrete kundrejt tij. Kujtojmë që bardhezinjtë kërkuan dhe shërbimet e Edinson Cavanit, por ky i fundit e refuzoi ofertën për shkak të dashurisë së tij për Napolin.
Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm,…
Dinamikat e fundit dhe debatet e forta në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5”, kanë shkaktuar reagime të shumta…
Grupet e Botërorit 2026 janë tani të kompletuara pas kualifikimit të 6 kombëtareve të fundit. Ky do të jetë edicioni…
Deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”, ka shkaktuar debate në Parlament. Kryetari i…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të…
Federata Italiane e Futbollit dhe posti i komisarit teknik të kombëtares A mund të konsiderohen vende vakante pas dështimit të…