As futbollistët nuk dallojnë më nga njerëzit e zakonshëm tani, për shkak të koronavirusit.
Derisa futbollistët kanë shumë më shumë hapësirë dhe rehati për ta kaluar kohën në karantinë, shumica e tyre duhet të bëjnë shumë punë në shtëpi dhe kanë më shumë kohë për ta kaluar me familjet e veta.
None found
Cesc Fabregas, i cili jeton në Monako, ka folur për MARCA-n rreth kohës që po e kalon në karantinë me familje, si pasojë e sëmundjes ngjitëse Covid-19, e cila ka bërë që sportet në gjithë botën të pezullohen.
“Edhe ne jemi si gjithë të tjerët”, tha Fabregas.
“Jemi ngujuar në shtëpi sepse edhe ne kemi përgjegjësi shoqërore për të mos kontribuar në përhapjen e virusit”, shtoi ai.
Mbi 14.500 persona kanë vdekur në gjithë botën nga koronavirusi. Përkundër gjërave negative që po ndodhin, mesfushori spanjoll përpiqet të përqendrohet në gjëra pozitive.
“Të paktën kjo po më lejon të bëj gjëra që nuk kam qenë në gjendje t’i bëj gjatë karrierës sime. Çdo mëngjes çohem dhe ha me fëmijët e mi. Darkoj me ta dhe pastaj i vë në shtrat. Ky është privilegj që duhet ta shijoj sepse kurrë nuk kam qenë në gjendje të kaloj kaq shumë kohë me ta çdo ditë”, theksoi ai.
“Duhet ta shikojmë anën e mirë. Jam i sigurt se shumë njerëz të tjerë e bëjnë të njëjtën. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, shtoi ai. /
Real Madridi po vazhdon të kërkojë përforcime për repartin defensiv, ndërsa emri i Riccardo Calafiorit është rikthyer në listën e…
Cristiano Ronaldo pati një natë për t’u harruar në ndeshjen e Superligës së Arabisë Saudite midis Al-Nassr dhe Neom.Sulmuesi portugez…
Mijëra persona kanë protestuar të martën në mbrëmje në Portugali, duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit dhe frenimin e…
Buxheti shtetëror do të ketë rol në financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe në shlyerjen e një pjese të…
Revolta studentore kundër qeverisë po merr përmasa të mëdha, teksa protestës iu bashkuan dje mijëra pedagogë në shenjë solidariteti me…
Raportimet për dorëheqjen e mundshme të Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë hapur…