Cesc Fabregas vlerësoi paraqitjen e Comos pas triumfit 4-1 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. Trajneri spanjoll e cilësoi fitoren si veçanërisht të kënaqshme, pavarësisht se United nuk është më fuqia evropiane e viteve të mëparshme.
Como zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme në shtëpi, me Nico Paz që ishte protagonisti kryesor. Argjentinasi realizoi dy herë dhe asistoi për Tasos Douvikas, ndërsa në pjesën e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Jacobo Ramon dhe Joshua Zirkzee.
None found
“Kjo është një mbrëmje e veçantë, por jemi ende në fillim të rrugëtimit për gjithçka që synojmë”, deklaroi Fabregas për Sky Sport Italia pas përfundimit të takimit.
Ai shtoi se skuadra bëri një paraqitje të mirë, por duhet të ruajë përqendrimin, pasi të shtunën e pret një tjetër ndeshje.
Fabregas zbuloi gjithashtu se fitoren dëshironte t’ia kushtonte njërit prej anëtarëve të stafit, pa dhënë emrin e tij.
Trajneri i Comos theksoi se vështirësitë që po kalon Manchester United nuk e zbehin aspak peshën e suksesit, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e përvojës së disa futbollistëve të tij në këtë nivel.
“Ne u përballëm me Manchester Unitedin dhe nuk ka rëndësi nëse ata po kalojnë një periudhë të vështirë. Nuk duhet të harrojmë se për disa prej lojtarëve tanë kjo ishte vetëm ndeshja e tretë në Ligën e Kampionëve gjatë gjithë karrierës”, u shpreh ai.
Sipas Fabregasit, besimi dhe mënyra e punës së lojtarëve të tij janë burim i madh motivimi. Megjithatë, ai pranoi se sfida e vërtetë do të jetë përsëritja e një paraqitjeje të tillë të shtunën në Serie A.
Spanjolli mori përsipër përgjegjësinë për golin e pësuar në fund të ndeshjes. Ai tregoi se pas avantazhit 4-0 u kishte kërkuar lojtarëve të ulnin ritmin, të mos vraponin më shumë dhe të qëndronin në mesfushë për të menaxhuar energjitë për takimin e radhës.
“Më vjen keq për dhjetë minutat e fundit, sepse isha unë ai që kërkova të ngadalësonim. Goli i Manchester United më dhembi, pasi ulëm intensitetin dhe organizimin mbrojtës. Zakonisht jam i pari që i nxis lojtarët të luftojnë deri në fund, ndaj kjo ishte përgjegjësi e imja”, përfundoi Fabregas.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës po mban sot mbledhjen e 373-të, ku në rend dite janë gjithsej 38 pika. Gjatë kësaj…
Një aksion i koordinuar i institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ka zbuluar dhe ndërprerë veprimtarinë e dyshuar të kontrabandës së…
Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi, ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në Ligën e Dytë të Kosovës, ku lipjanasit aktualisht renditen…
Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime mes Paris Saint-Germainit, Lyonit dhe Prefekturës së Policisë së Parisit…
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e…
Ish-presidentja e Kosovës, tani deputete e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se komunikimi me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump,…