Periudha e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit është e vështirë për të gjithë njerëzit dhe sidomos për futbollistët që gjatë kësaj periudhe përveç se nuk bëjnë ata që dashurojnë më tepër të luajnë futboll, as nuk mund të stërviten në kushte normale. Gareth Bale, ylli uellsian i Realit të Madridit në një intervistë ka treguar se si ndihet gjatë kësaj periudhe izolimi në karantinë.
“Të gjithë e kuptojmë që këto që bëjmë janë sakrifica të nevojshme në mënyrë që kjo gjëndje të kalojë dhe situata të përmirësohet sa më shpejt. Të gjithë dëshirojmë të zbresim sërish në fushë, por gjëja më e rëndësishme është ta bëjmë këtë në kushte të plota sigurie.
Nuk duam të luajmë shumë shpejt, pasi më parë duhet të garantohet siguria për të zbritur në fushë. Është e vërtetë që të gjithë fansat duan të jenë në stadium për të parë një ndeshje futbolli, por në këto momente i rëndësishëm është vetëm shëndeti pasi do të ketë plot sezone, kampionate e Kupa të tjera për ta bërë këtë. Shpresoj që në të ardhmen mos të përsëritet më e njëjta situatë”, deklaroi Gareth Bale.
Nuk kanë fund problemet tek Arsenali sa i përket dëmtimeve. Pas Kai Havertz dhe Bukayo Saka, londinezët kanë humbur një…
Mesditën e kësaj të diele, dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në…
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë. Kështu…
Gjatë natës në rrethana ende të paqarta dhe që po hetohen nga Policia e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…
Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka propozuar për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk…
Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj Andrew Cabot,…