Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
None found
“Përkundër dëshirës së madhe për të qenë në fushë, pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore është konstatuar se Rrahmani e ka të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e së premtes kundër Zvicrës në Bazel”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Si rrjedhojë, kapiteni është liruar nga grumbullimi me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor me qëllim që të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në fushë, për të qenë gati më pas edhe për ndeshjet e muajit tetor me fanellën dardane kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
Përballja Kosovë-Zvicër zhvillohet të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas informacioneve të fundit nga Turqia, sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, po mendon largimin që në merkaton e dimrit nga…
Një avion mallrash dhe një avion pasagjerësh janë përplasur të shtunën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke shkaktuar…
Kanë kaluar tre muaj që nga vdekja e zyrtarit policor, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pasi u godit nga…
Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku të martën…
Jo vetëm burg për korrupsionin, por edhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe ndalim të përjetshëm…
Largimin e disa anëtarëve të saj dhe kalimin e tyre në radhët e ZNAM-it, LSDM nuk e sheh si humbje…