Ditët e fundit, marrëdhënia e re befasuese e nënës së Neymar me një 22-vjeçar, pra 30 vjet më të ri se ajo, është në faqet e të gjitha mediave.
Meqenëse lajmi u zbulua përmes një fotografie të bukur, që të dy ndanë në profilet e tyre përkatëse në Instagram, lajmet për të kaluarën futbollistike të Tiago Ramos, apo dashurinë e tij për videot në TikTok kanë vazhduar intensivisht.
Në orët e shkuara, disa nga marrëdhëniet e tij të fundit kanë dalë në dritë. Nga Brazili sigurojnë se ai kishte një lidhje edhe me kuzhinierin e Neymarit.
Sipas “Extra” dhe “Lance”, i riu që ka rënë në dashuri me Nadine Gonçalves është biseksual. Në të kaluarën ishte në lidhje me njeriun influent, Carlinhos Maia. Po kështu, atij i është zbuluar një lidhje trepalëshe me Hans Madrid, Raphael Stemberg dhe Irinaldo Oliver.
Ky y fundit ka dhënë një intervistë për gazetën “O Día”, në të cilën shpjegon disa detaje mbi idilin që përjetoi me Tiago:“Unë isha me të nga viti 2017 deri në mesin e 2018-s. U befasova nga ky lajm, në lidhje me marrëdhënien e tij të re, ndaj telefoni im nuk ka ndalur së rëni. Fillova të shoh fotografinë e tij me nënën e Neymar, jam i habitur. Unë gjithmonë e dija se pëlqente edhe femrat, por kurrë nuk e kam parë me asnjërën. Ai ka qenë gjithmonë biseksual, përherë pëlqente femrat në moshë. Kur mbaruam lidhjen, më bëri “block” në gjithçka, por është një djalë shumë i ëmbël”.Nga ana e tij, Hans Madrid shpjegoi për portalin “Extra” lidhjen që kishte me Tiago Ramos: “Ne kemi pasur një marrëdhënie trepalëshe dhe nuk e kemi fshehur kurrë atë.
Në gusht 2018, ai erdhi të jetojë me ne”. Përveç kësaj, gazeta “Lance” siguron se i riu, gjithashtu, kishte pasur një lidhje me Carlinhos Maia, i cili ka më shumë se 16 milionë ndjekës në Instagram, dhe me kuzhinierin e Neymar, Mauro, i cili i ka fshirë të gjitha fotot, që nga momenti kur u bë publike lidhja e re me nënën e yllit brazilian.
Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…
Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…
Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…
Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…
Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…
Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…