Ylli brazilian i Realit të Madridit, Marcelo u shndërrua në imazhin e dy stilisteve indiane që dizenjuan një xhaketë posaçërisht për mbrojtësin. Dy stilistet indiane Amrit Kumar dhe Mriga Kapadiya i dhuruan brazilianit në shtëpinë e tij në Madrid xhaketën e markuar “as e zezë as e bardhë”, e cila reflekton dashurinë e Marcelos për hip hopin, ndikimin që gjyshi i tij pati te lojtari por dhe një makinë Volkswagen beetle, e preferuara e brazilianit. Dy stilistet indiane të specializuara në veshjet sportive shumëngjyrëshe janë të njohura dhe për mesazhet e forta që transmetojnë nëpërmjet veshjeve të tyre.
Ishte Copa 90 dhe Budweiser, të cilat bashkuan Marcelon dhe dy stilistet nga India, me xhaketën që u pëlqye se tepërmi nga Marcelo. Dy vajzat më parë kishin qenë të ftuara nga lojtari dhe në ndeshje të ndryshme të Realit të Madridit dhe xhaketa e dizenjuar prej tyre mori elozhe të mëdha nga braziliani duke qenë se ishte frymëzuar nga jeta e tij, dhe marrdhënia e ngushtë e futbollistit me gjyshin, i cili kishte patur rolin kryesor në momentin kur Reali i Madridit donte ta huazonte futbollistin në fillimet e tij duke këmbngulur se nipi i tij duhet të qëndronte në Madrid dhe të luftonte për një vend titullari i bindur se ai një ditë do të shndërrohej në një lojtar shumë të rëndësishëm për Los Blancos.
None found
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti,…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…
Një nga Ferrarit më të rrallë dhe më të vlefshëm të epokës moderne do të dalë në ankand muajin e…
Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…
Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…