Categories: auto

Ferrari 499P Modificata del në ankand, çmimi pritet të kapërcejë 8 milionë euro

Një prej Ferrari-ve më të rrallë dhe më të kushtueshëm të kohëve moderne do të ofrohet në ankand muajin e ardhshëm, me një vlerë që mund të tejkalojë 9 milionë dollarë, ose rreth 8 milionë euro.

Modeli që do të shitet është Ferrari 499P Modificata, varianti i destinuar për klientët i 499P-së, automjeti që triumfoi në garën “24 Hours of Le Mans”.

Të lidhura

None found

Makina është pajisur me një motor V6 twin-turbo me vëllim 3.0 litra, të kombinuar me një motor elektrik të vendosur në pjesën e përparme.

Falë teknologjisë “Push to Pass”, fuqia e përgjithshme shkon në 858 kuaj-fuqi, ndërsa versioni garues është i kufizuar në rreth 680 kuaj-fuqi.

Prodhuesi italian ka rikonfiguruar edhe komandat elektronike, ndërsa gomat Michelin janë zëvendësuar nga një komplet i veçantë Pirelli.

Trupi i automjetit është ndërtuar me fibra karboni dhe ruan karakteristikat aerodinamike ekstreme të makinës së përdorur në Le Mans.

Christie’s do të nxjerrë në shitje shasinë me numër 20, të lyer në të kuqe, me numrin “88” dhe me elemente dekorative në ngjyrat e flamurit italian.

Parashikimet flasin për një çmim shitjeje mbi 7.5 milionë franga zvicerane, që përkthehet në më shumë se 9 milionë dollarë.

Blerësi do të përfshihet gjithashtu në programin ekskluziv të Ferrarit, “Sport Prototipo Clienti”, i cili përfshin pjesëmarrje në ditë të veçanta në pistë dhe asistencë teknike.

Megjithatë, automjeti do të duhet të qëndrojë në Maranello deri në dhjetor të vitit 2028. Gjatë kësaj periudhe, Ferrari do të kujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij, përpara se makina të transferohet në koleksionin privat të pronarit të ri.

të fundit

Hoti: Pas tri humbjeve radhazi, LDK-së i nevojitet një ndryshim i thellë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet…

2 minutes ago

15 raste kur ia vlen të mendoni për një rikthim te ish-partneri

Ndonjëherë ndarja nuk është fundi i dashurisë. Por si ta kuptoni nëse rikthimi është një vendim i pjekur apo thjesht…

52 minutes ago

Pse shfaqet ish-partneri në ëndrrat tuaja? Shpjegimi mund të mos lidhet fare me të

Edhe kur mendoni se e keni harruar, ai person mund të rikthehet në ëndrrat tuaja. Por ajo që fshihet pas…

52 minutes ago

From international cocaine trafficking to a luxurious life in Dubai: who is the Albanian “Napoleon” and what is Suada Sherifi’s 17-million-euro fortune

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

2 hours ago

Mickoski: The agreement with VLEN remains unchanged until 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

2 hours ago

North Macedonia approves joint border controls with Albania at five crossing points

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

2 hours ago