Jahmir Hyka në orët e fundit të merkatos në Izrael ka bërë lëvizjen surprizë duke u transferuar te Sektzia Nes Tziona.
Futbollisti 31-vjeçar ka firmosur me skuadrën tjetër të Superligës izraelite duke qëndruar gjithsesi brenda të njëjtit kampionat, por duke u bashkuar në skuadër me një tjetër lojtar shqiptar, si Sabien Lilaj, që te Tziona është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.
Hyka, i cili u transferua vitin e kaluar në Izrael nga kampionati amerikan me skuadrën e Maccabi Netanya, kishte mundur të shënonte 4 gola deri në këto momente, ndërsa në total gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 17 ndeshje, ku në 7 ka qenë titullar.
Aktualisht skuadra e tij e re Sektzia Nes Tziona renditet në vendin e fundit në kampionat me 15 pikë dhe duke qenë në garë për mbijetesën. Si ekipi që ka shënuar më pak në Premier Ligën izraelite, Tziona ka nevojë për shërbimet e Hykës që pritet të sjellë më tepër fantazi në skuadër.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…