Categories: Uncategorized

Hummels po mëson Haaland si të shënojë gola

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Mats Hummels me shaka ka thënë se është ai që po e mëson Haaland të shënojë gola.

Mbrojtësoi shtoi se Haaland i kujton atij ish-yllin e Dortmund, Robert Lewandowskin.

Erling Haaland e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën në “Signal Iduna Park” pas transferimit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Salznurg.

Sulmuesi ka shënuar plot shtatë gola në vetëm tre ndeshje me Dortmund.

Hummels, i cili i ka shënuar 25 gola në 334 paraqitje për Dortmundin gjatë dy periudhave me klubin, ka thënë duke u tallur se ai ka qenë duke e ndihmuar 19-vjeçarin Haaland me lojën e tij në fazën e sulmit.

“Haaland është duke bërë punë të mirë. Natyrisht unë jam duke ia dhënë atij disa këshilla si të shënojë. Ai ka shënuar më shumë gola në 57 minuta sesa që do të arrijë unë të shënojë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Hummels në një intervistë për WELT.

Pasi që Haaland ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë në Dortmund, Hummels shpreson se sulmuesi do të qëndrojë në klub dhe shpreson që ai do të bëhet po aq i suksesshëm sa Leëandoëski – i cili kishte luajtur për Dortmundin për katër vjet që nga viti 2010 dhe i kishte shënuar 103 gola.

“Shpresoj që Haalandi do të qëndrojë këtu po aq gjatë sa unë. Të paktën kështu shpresoj unë. Unë kam luajtur bashkë me Leëandoëskin për një kohë të gjatë, kështu që e njoh një sulmues të mirë kur e shoh. Megjithatë, Haaland s’ka arritur ende në atë nivel”, shtoi Hummels.

Hummels kishte luajtur me Leëandoëskin edhe gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

4 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

4 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

4 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

4 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

5 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

5 hours ago