Categories: Uncategorized

Humbja ndaj Atleticos, Van Dijk ankohet për taktikat: Kështu luhet futbolli spanjoll

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka folur pas humbjes ndaj Atleticos së Madridit në ndeshjen e parë e vlefshme për 1/8 e Champions. Holandezi u ankua edhe për taktikat e Simeones që sipas tij janë tipike spanjolle.

Atletico Madridi kaloi në epërsi pas vetëm katër minutave lojë në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve në Wanda Metropolitano, falë një goli të shënuar nga Saul Niguez.

Të lidhura

None found

Alvaro Morata e humbi një mundësi të mirë të vendasve për ta dyfishuar epërsinë në këtë ndeshje në gjysmë të pjesës së parë, përderisa Liverpooli nuk arriti ta tregojë formën e vet të mirë për shkak të problemeve në mesfushë.

Ndeshja vazhdoi në të njëjtën mënyrë në pjesën e dytë dhe Liverpooli e mbylli ndeshjen pa as edhe një goditje brenda kuadratit të portës. Van Dijk i fajësoi taktikat e Atleticos të Simeones dhe fatin për këtë rezultat dhe paraqitje të skuadrës së tij.

“Ne e pranuam golin nga një korner. Ai ishte rasti i parë për ata, më herët s’e kishin pasur as edhe një rast. Kjo është pak me fat”, tha Van Dijk pas ndeshjes, në një intervistë të dhënë për BT Sport.

“Mesazhi i trajnerit pas pjesës së parë ishte të vazhdojmë të luajmë. Ne e kishim topin për shumicën e ndeshjes, por për fat të keq nuk arritëm të krijojmë raste të mira. Kanë mbetur edhe 90 minuta lojë në këtë përballje për t’i përmirësuar gabimet tona”.

“Ka të bëjë me mënyrën se si luajtën ata. Është pak tipike për futbollin spanjoll dhe ti duhet të përshtatesh shpejt me këto taktika. Por, ne e dinim se do të ndodhte kështu dhe e përballuam mjaft mirë”.

të fundit

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

26 minutes ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

49 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

54 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

1 hour ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

9 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

9 hours ago