Holanda është vendi i parë europian që ka caktuar datën për të rinisur kampionatit pas pezullimit nga pandemia e koronavirusit.
Federata Mbretërore e Futbollit Holandez (KNVB) zhvilloi të martën një takim “online” me klubet, duke njoftuar se ka shënuar 19 qershorin për kthimin e Eredivisies, sigurisht për sa kohë që qeveria do ta lejojë.
None found
Organi më i lartë i futbollit holandez pret që ta konfirmojë këtë datë brenda në dy javësh, në momentin kur qeveria e drejtuar nga Mark Rutte të njoftojë nëse masat kundër COVID-19 mund të zbuten.
“Ne do të luajmë futboll vetëm nëse do të jemi të sigurt dhe nëse Instituti i Shëndetit Publik pajtohet”, – shkruhet në deklaratën e Federatës Holandeze.
Qëndrimi i institucionit më të lartë të futbollit holandez bie ndesh, në fakt, me dëshirën e klubeve si Ajax, PSV Eindhoven dhe AZ Alkmaar, që kishin propozuar përfudnimin e sezonit .
Në bazë të programit të caktuar, futbollistët do të stërviten individualisht deri më 15 maj, në grupe të vogla një javë më vonë dhe e gjithë skuadra nga 29 maji.
Nëse qeveria e autorizon rifillimin e kampionatit, federata do të lejojë që të zhvillohen fillimisht ndeshjet miqësore gjatë dy javëve të para të qershorit, me qëllim që lojtarët të rimarrin ritmin e garës. Tetë javët e mbetura të Eredivisie (nëntë në rastin e disa klubeve), do të luhen midis 19 qershorit dhe 31 korrikut, kështu që disa ndeshje do të duhet të zhvilloheshin gjatë mesjavës.
Sezoni 2020/21 do të fillojë në javën e tretë të gushtit, rreth 20 ditë më vonë se zakonisht, kështu që federata u ka propozuar klubeve të zhvillojnë ndeshje edhe gjatë Krishtlindjes.
Prodhuesit vendorë në Kosovë po përballen me një sërë sfidash që po ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tyre, duke filluar…
Brigjet perëndimore të Meksikës u goditën mbrëmjen e kaluar nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, bëri të ditur Shërbimi…
Gjatë një vizite te trupat izraelite të vendosura në jug të Libanit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi të martën ushtrinë…
Granit Xhaka do të jetë transferimi më i duhur për Chelsean falë eksperiencës dhe ndikimit në dhomën e zhveshjes, kështu…
Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete. Aksioni po…
Për herë të parë, autoritetet amerikane kanë dërguar një emigrant të deportuar në Palau, shtetin ishullor në Oqeanin Paqësor, në…