Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Bylisit dhe Tiranës zgjoi një debat të gjerë. Dyshimet për një trukim të ndeshjes ishin të forta.
Për këtë arsye edhe vetë FSHF-ja nisi menjëherë hetimet në lidhje me këtë përballje. Së fundi është “Proçesi Sportiv” që zbulon më tepër detaje nga ky hetim i çelur nga qeveria shqiptare e futbollit.
None found
Një dosje voluminoze është tashmë në duart e Komisionit të Etikës, që është ndërtuar nga analizat e ekspertëve. Pët të shmangur ndërhyrjet në hetim FSHF ka vendosur të përfshijë në këtë process ekspert të huaj për të analizuar takimin.
Ndërkohë “Proçesi Sportiv” bën gjithashtu të ditur se UEFA ka bërë një tjetër sinjalizim për klubin e Tiranës, sa i përket ndeshjes së parë të bardhebluve në Kupë kundër Besëlidhjes, megjithëse jo me kaq dyshime të forta sa kundër Bylisit.
Për të forcuar hetimet po investigohet edhe ndeshja në kampionat e zhvilluar po ndërmjet bardhebluve dhe skuadrës mallakastriote për të kuptuar nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Ndërkohë dënimet në rast se akuzat vërtetohen mund të jenë shembullore, duke nisur nga përjashtimi nga Kupa e Shqipërisë e deri te mospjesëmarrje në Kupat e Europës për një vit.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë në kampionatin spanjoll, duke i…
Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…
Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…
SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…
Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…