Categories: Uncategorized

Hazard: Dështova këtë vit, kam frikë nga koronavirusi

Ashtu si githë të tjerët edhe Eden Hazard ka frikë nga koronavirusi. Sulmuesi i Realit të Madridit befason me deklaratën që do të rikthehej për Europianin 2020 dhe thotë se ky sezon në Madrid ka qenë negativ në aspektin personal.

Gjendja- “Jam mirë. Nuk po dal nga shtëpia dhe po kujdesem për veten. Jam më mirë dhe më kanë hequr penjtë e operacionit përpara një jave. Mendoj se gjithçka do të shkojë shumë mirë”.

Europiani 2021- “Unë shpresoja që të rikuperohesha edhe nëse Europiani do të luhej këtë vit dhe më erdhi keq që u shty. Tani të gjithë do të kemi një vit më shumë dhe gjuri im do të rikuperohet më mirë. Mendoj se për tifozërinë do të jetë keq, sepse dëshiron të shikojë turne ndërkombëtarë çdo verë. Pë rata është shumë keq, por duhet të kuptojnë që në jetë ka prioritete dhe ato vendosën që të shtyhej. Ne jemi si të gjithë njerëzit e tjerë. Tani të gjithë të presim vitin tjetër”.

Rikthimi- “Do të isha në këtë Europian. Do të bëja gjithçka për të qenë në formë që në ndeshjet e para. Do të punoja shumë, por që nga momenti kur u dëmtova nisa një terapi. Do të më mungonte pak ritmi, por fizikisht do të isha mirë. Kualiteti nuk humbet kurrë. (qesh).

Zidan- “Fola dje me misterin, por nuk e dimë kur do të rikthehemi të luajmë. E rëndësishme është që të jemi në formë dhe të gjithë lojtarët i kanë mundësitë për këtë. Nuk e dimë nëse kampionati do të fillojë, por do të jemi të përgatitur për të luftuar deri në fund. Nëse jo, nuk duhet të zhgënjehemi sepse gjërat kështu janë në këto momente”.

Frikë nga koronavirusi- “Nuk mund të them se s’mund të prekem, por unë jam në shtëpi, nuk vjen askush dhe nuk takojmë asnjë. Kam pak frikë, ashtu si gjithë të tjerët, por unë e tregoj shumë këtë gjë. Kemi njerëz për të cilët duhet të kujdesemi dhe me shqetësojnë personat më të dobët që kanë probleme”.

Bilanci- “Sezoni im i parë në Madrid ishte shumë i keq, por jo gjithçka duhet hedhur në kosha. Është një sezon ku duhet të përshtatesha. Do të më gjykoni më mirë në sezonin e dytë. Gjithçka varet nga unë dhe do të jem në formë. Kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh”.

të fundit

Horoskopi 22 qershor, dashuria dhe profesioni, zbuloni surprizat e yjeve

Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…

2 hours ago

Kodrat e Cakranit në flakë, zjarri del jashtë kontrollit nga djegia e mbetjeve bujqësore, zjarrfikësit në aksion

Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…

2 hours ago

Përshkallëzohet konflikti, Izraeli godet nga ajri depot e armëve dhe bazat ushtarake në Iran

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…

2 hours ago

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…

3 hours ago

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…

3 hours ago

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…

3 hours ago