Categories: Uncategorized

Hamilton, mes legjendave të Formula 1

Piloti britanik gjatë vitit 2019 e siguroi titullin e gjashtë të kampionit botëror, synon rekordin e Schumacherit

Lewis Hamilton nuk njeh limite në Formula 1. 2019-shi ka qenë viti i pilotit britanik.

Të lidhura

None found

Ngasësi i Mercedesit gjatë vitit që e lamë pas është shpallur kampion i botës në Formula 1. 34 vjeçari me këtë rast e siguroi titullin e gjashtë në karrierë.

Ai e siguroi titullin në garën e Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i mjaftoi vendi i dytë në muajin nëntor, prapa shokut të tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Hamilton u ndie i lumtur për suksesin e radhës, duke e e konsideruar këtë si njërin prej sezoneve më të vështira për t’u fituar.

“Për mua, ky ishte definitivisht sezoni më i mirë në karrierë. E kam shijuar bashkëpunimin me këtë ekip të jashtëzakonshëm. Ky vit ishte fantastik. Është titulli i gjashtë, është diçka e mrekullueshme. Jam mjaft i lumtur me paraqitjet e mia këtë sezon. Bëmë gara të mëdha”, ka thënë piloti britanik.

Ai beson se mund të fitojë tituj të tjerë në këtë sport me plot adrenalinë.

Tash Hamilton është vetëm një titull larg legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, i cili numëron 7 tituj kampioni botëror.

Megjithatë, Leëis thotë se nuk mendon për rekorde, por për suksese të njëpasnjëshme në karrierën e tij të lavdishme.

Që kur iu bashkua Mercedesit në vitin 2013, Hamilton nuk e ka fituar titullin vetëm dy herë.

Ndërkohë, skuteria gjermane e ka bërë historinë duke dhuruar kampionë në këtë sport për herë të gjashtë radhazi.

Hamilton i fitoi më shumë se gjysmën e 21 garave në vitin 2019, respektivisht 11 gara, përfshirë këtu triumfet numër 7 në Montreal dhe Hungari.

Me 413 pikë në renditjen e garuesve, ai u bë piloti që regjistron më së shumti pikë brenda një sezoni në histori të Formula 1.

Në karrierë, Hamilton i ka 88 “pole-position” dhe 84 gara të fituara.

Në vendin e dytë përfundoi shoku i skuadrës së tij, Valtteri Bottas, kurse i treti ishte garuesi i Red Bullit, Max Verstappen.

të fundit

“Merr flakë si pushka…”/ Institucione dhe organizata dënojnë gjuhën diskriminuese e Arbana Osmanit

Përdorimi i një shprehjeje me ngarkesë përçmuese ndaj komunitetit egjiptian nga moderatorja e emisionit “Ferma VIP”, Arbana Osmani, në televizionin…

17 minutes ago

Rusia refuzon paqen për Pashkë, Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina, kërkohet marrëveshje përfundimtare

Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim…

29 minutes ago

SPAK kërkon rikthimin e Jorgo Goros pas hekurave, ish-kryebashkiakut i mbeten 6 muaj dhe 10 ditë burg

SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite…

40 minutes ago

Gjesti që po prek zemrat: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Pak orë para përballjes finale mes Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Turqisë, një gjest i veçantë nga një lokal…

50 minutes ago

Charles III viziton Amerikën: Një udhëtim historik pas 250 vjetësh pavarësi

King Charles III, 77 vjeç, do të kryejë vizitën e tij të parë shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

1 hour ago

Gjesti që po bën xhiron në rrjet/ Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq

Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi. Ajo që po bën xhiron…

1 hour ago