Categories: Uncategorized

Hakerët marin adresën e Barcelonës në Twitter dhe tallen me kthimin e Neymar (FOTO LAJM)

Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur pas ndeshjes së Barcelonës kundër Getafes, ku skuadra fitoi 2-1. Në mbyllje të sfidës, të gjitha adresat në gjuhë të ndryshme që i përkasin katalanasve në Twitter janë thyer nga një grup hakerësh, “OurMine” që janë tallur me nivelin e dobët të sigurisë të një klubi të tillë në rrjetet sociale.

Në të gjitha profilet shfaqej mesazhi i hakerëve. “Përshëndetje, jemi OurMIne. Dakord, kjo është hera e dytë që e bëjmë këtë gjë. Niveli juaj i sigurisë është përmirësuar, por ende jo si duhet. Për të përmirësuar sigurinë e adresave tuaja, na kontaktoni”, ishte ftesa që i bënin klubit.

Të lidhura

None found

Përveç kësaj, për disa çaste në të gjitha këto profile shfaqej foto e Nejmar me fanellën e katalanasve, duke bërë që për pak minuta tifozët e klubit të mendonin se mos ishte realizuar transferimi i shumëdiskutuar i brazilianit.

Pas pak minutash, situata u normalizua dhe Barcelona mori në kontroll të plotë adresat veta duke fshirë mesazhet.

të fundit

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

7 minutes ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

26 minutes ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

1 hour ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

1 hour ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

2 hours ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

2 hours ago