Pep Guardiola ka folur rreth rëndësisë së Ligës së Kampionëve, duke insistuar se nuk është fundi i botës nëse nuk e sjell atë trofe në Etihad. Klubi dhe tifozët presin shumë nga ekipi i cili këtë vit duket se ka dështuar në kampionat, por Guardiola i paraprin edhe një dështimi të mundshëm në Champions.
Pep Guardiola është tre-herë fitues i titullit të garës më prestigjioze të klubeve në Evropë. Por, të gjitha triumfet e tij erdhën sa ishte me klubin e tij të fëmijërisë, Barcelonën.
Si lojtar, ai kishte pasur rëndësi të madhe në |Ekipin e Ëndrrave| të Johan Cruyffit që e mposhti Sampdorian në finalen e sezonit 1991/92, përderisa arriti ta fitojë këtë trofe edhe si trajner me Barcelonën, në sezonet 2008/09 dhe 2010/11.
Megjithatë, që kur është larguar nga Camp Nou, ai s’e ka fituar këtë titull, përkundër që ma qenë dominues në ligat vendore me Bayern Munichun e pastaj me Manchester Cityn.
Klubi i Premierligës ende s’ka arritur ta kalojë fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Guardiolën si trajner. Megjjthatë, ai s’do ta lejon që kjo garë t’i bëhet fiksim.
|City është një klub që për një dekadë dëshironte vetëm të mbijetonte në Premierligë. Por pastaj, befasisht, klubi u ble nga njerëz nga Abu Dhabj dhe ata e bënë një hap të madh përpara dhe i fituan katër kampionate brenda dekadës|, tha Guardiola.
|E vetmja gjë që ata s’e kanë është titulli i Ligës së Kampionëve dhe është normale që njerëzit ta kërkojnë këtë. Është një gjë e mirë që po e kërkojnë|.
“Do të tentoj dhe nëse s’e arrijmë këtë vit, atëherë e kemi vitin tjetër… bota s’merr fund nëse s’e fiton”.
Faza e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve e përball Guardiolën me një rival të vjetër: kundërshtarin e madh të Barcelonës, Real Madridin.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…