Dënimi i fortë i vendosur nga Uefa në dëm të Manchester City (dy vjet jashtë kompeticioneve europiane) ka tronditur të gjithë futbollin anglez e, për pasojë, ka rivënë në diskutim të ardhmen e Pep Guardiola, ëndërra e të gjithë tifozëve bardhezinj që nga vera e ardhshme.
Tani historia tenton të përsëritet dhe në opinionin e “Big Sam” Allardyce, ish-trajner i Anglisë e ikonë e futbollit anglez, në intervistën e tij për Mirror, është më e mundur se kurrë.
“Të mendojmë për Pep – ka thënë Allardyce – u befasuam të gjithë kur iku nga Barcellona. Është rritur aty, ka luajtur dhe ka qenë trajner i moshave para se ti besonin pankinën e skuadrës së parë. Fitoi Champions e la Liga me rregullsi, pastaj papritur tha ‘po qendroj pushim një vit’”.
E pas pauzës erdhi Bayern Mynih: “Vendosi që aventura e tij e ardhshme do të ishte në Gjermani e gjëja më absurde ishte se kur mbërriti dinte të fliste gjermanisht. Vitin pushim e kaloi të mësonte gjuhën, kështu që të ishte në gjendje të komunikonte që ditën e parë”.
“Qendroi aty tre sezone e erdhi tek Manchester City ku kaloi vite të mirë – vazhdoi ish-tekniku anglez – Sfida e ardhshme është Italia. Duket sikur thotë: ‘duhet të shkoj në Itali e të vihem në provë, të tregoj se mund të bëj mirë edhe aty’. Do të bëjë si Mourinho: Portugali, Chelsea, Inter, Real e pastaj u kthye në Premier League, kampionati që do më shumë”.
“Mënyra e futbollit që luhet në Itali është shumë negative, shumë difensive, ka qenë gjithnjë kështu. Të fitoje 1-0 ka qenë gjithnjë mjaftueshëm për italianët. Guardiola do të shkojë aty dhe do të revolucionàrizojë Serie A. Imponon lojën e tij kudo shkon dhe do ta transformojë Juventus, nga loja që kanë tani, në rrjetën e tij të pasimeve”.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në aspektin sentimental, sot do të ndjeni një dëshirë të madhe…
nga Albeu.com Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol…
Në një mesazh të drejtpërdrejtë për regjimin iranian, Donald Trump nga Detroit të martën paralajmëroi se çdo person që “vret…
Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se…
Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP Albania”…
Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do t’i vizitojë…