E ardhmja e Pep Guardiolës me Manchester Cityn, varet nga vendimi që do të marrë CAS. Kampionët e Anglisë presin një përgjigje pozitive nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në lidhje me pezullimin dyvjeçar nga Champions League që mori UEFA, në lidhje me parregullsitë në FPF (Fair Play Financiar).
Trajneri spanjoll pëlqehet nga shumë klube, sidomos në Serie A, aty ku ka provuar të luajë me Brescian dhe Romën. Emri i tij është lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi, por asgjë konkrete. Për të ndezuar atmosferën ka menduar Manuel Estiarte.
None found
Një nga pjesëtarët e stafit teknik të Guardiolës, zbulon për Il Secolo XIX objektivin që i ka vendosur vetes trajneri i famshëm në momentin që nisi karrierën. “Mund të them që Pep e dashuron Italinë dhe i ka ruajtur miqësitë e lidhjet me atë vend. Serie A po e merr veten dhe ka lënë pas momentet jo të mira të viteve të fundit.Guardiola kishte një ide në momentin që nisi karrierën e trajnerit. Ai ka dashur të trajnojë në katër kampionatet e mëdha: Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali. Kjo është arsyeja pse kalimi në Itali është në planet e tij, edhe pse nuk po them që është e sigurt që do të ndodhë“, deklaron Manuel Estiarte.
Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…