Kontrata e Mario Goetzes me Borussian e Dortmundit përfundon në fund të këtij muaji dhe fantazisti pritet të zgjedhë vetë të ardhmen e tij, ndërsa ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar si nga Bundesliga, ashtu edhe nga klube të tjera europiane.
Më së shumti kanë qenë klubet e kryeqytetit italian, Roma dhe Lazio, ato që kanë këmbëngulur për të nënshkruar me fantazistin gjerman, ndërsa sot një detaj tjetër mund të përkthehet si një sinjal që e ardhmja e Goetzes do të jetë pikërisht në Itali.
None found
Kjo pasi më 5 qershor futbollisti u bë baba dhe bashkë me të shoqen Ann-Kathrin kanë vendosur ta quajnë djalin e tyre Rome, njësoj si kryeqyteti europian, ndërsa kaq ka mjaftuar që mediat të aludojnë për një akord të tij me klubin verdhekuq të Serisë A.
Ndonëse vetëm 28 vjeç, Goetze nuk ka arritur të shprehet në nivele të larta sezonet e fundit dhe për këtë arsye po kërkon një skuadër tjetër europiane, ku të mund të luajë rregullisht dhe të rikthehet në formën më të mirë.
Në romë janë gati t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare, me pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, shifra këto që duket se kanë joshur fantazistin gjerman, ndonëse vetëm pas përfundimit të sezonit të Bundesligës, do të mund të kemi më shumë informacione.
Ditën e sotme, SPAK ka kërkuar dy vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pasi akuzohet për…
Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu…
Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…
Reforma Zgjedhore rikthen në tryezë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa opozita ka bërë të qarta kushtet e saj për…
Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…