Gjatë një vizite sot në Ohër, kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për mundësinë e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. I pyetur nëse kjo çështje do të shqyrtohet në seancën e qeverisë, si edhe për deklaratat e partnerit të koalicionit ZNAM, ai tha se nuk do të paraqitet kërkesë apo të merret vendim që provimi të zhvillohet tërësisht në shqip.
Sipas Mickoskit, vendimi që do t’i dorëzohet seancës së qeverisë ndahet në dy pjesë. E para u jep studentëve mundësinë ta zhvillojnë pjesën e provimit që lidhet me studimet universitare në gjuhën në të cilën kanë përfunduar arsimin e lartë, edhe kur ajo nuk është maqedonishtja. Në Maqedoni, studime të tilla zhvillohen në shqip, turqisht dhe anglisht.
None found
Për pjesën tjetër, ku simulohet një proces gjyqësor në kuadër të një procedure penale ose civile, kryeministri tha se provimi do të zhvillohet në maqedonisht, si gjuhë e përbashkët komunikimi, ose lingua franca.
Mickoski ritheksoi se sistemi gjyqësor duhet të mbështetet te parimi i lingua franca, që sipas tij është gjuha maqedonase. Ai e lidhi këtë qëndrim me sundimin e ligjit, jo me të drejta të tjera apo me politikën.
Reforma Zgjedhore rikthen në tryezë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ndërsa opozita ka bërë të qarta kushtet e saj për…
Sami Sermaxhaj më nuk është trajner i Ballkanit të Suharekës, ka njoftuar të hënën ekipi i Superligës së Kosovës në…
Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke…
Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…