Categories: Uncategorized

Galatasaray kthehet te objektivi i vjetër, hidhet sërish në sulm për Shaqirin

Gjigandi turk nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Xherdan Shaqiri.

Mosangazhimi i tij në ndeshjet e këtij sezoni me Liverpooli mund ta favorizojë klubin nga Stambolli

Xherdan Shaqiri nuk po gjen assesi hapësira në fanellën e Liverpoolit.

Prandaj, futbollisti kosovar mund të largohet nga kampioni evropian dhe botëror gjatë verës që vjen.

Përfaqësuesin kosovar qe një kohë të gjatë e pëlqen Galatasaray.

Dhe, mediat turke shkruajnë se gjiganti nga Stambolli e ka rikthyer interesimin për 28 vjeçarin.

Galatasaray synon të jetë sa më i suksesshëm këtë sezon në Superligën turke dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Me këtë rast, klubi më i madh turk do ta kishte mundësinë ta bindte më lehtë ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt që të zbarkojë në kryeqytetin turk, shkruan e përditshmja turke “Sabah”.

Shaqiri e ka realizuar vetëm një gol këtë sezon me Liverpoolin, me të cilin i ka zhvilluar 6 ndeshje.

Ai ka kontratë me “Reds’ deri në vitin 2023, por mund të largohet nga “Anfield Road” në fund të sezonit.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago