Categories: Uncategorized

“Futbollistët e United sherr përpara finales së Moskës”, Hargrivs zbulon prapaskenat e çuditshme

Ouen Hargrivs ka zbuluar se lojtarët e Mançester Junajtidit për pak sa nuk u përleshën me njëri-tjetrin në prag të finales së Champions-it 2008, në të cilën mundën Çelsin me penallti. Shkaku i sherrit ishte bërë një seancë e thjesht stërvitore, e cila nxehu gjakrat dhe u desh edhe ndërhyrja e Fergusonit për të shmangur grushtet.

Ish-mesfushori anglez tregon se stërvitja në “Luzhniki”, stadiumi i finales në Moskë, u filmua nga kamerat, por jo sherri. Hargrivs nuk përmend emra të përfshirë në incident. I pyetur nga “beIN Sport” nëse Ferguson i ndëshkoi lojtarët përpara finales, Hargrivs tha:

Të lidhura

None found

“Nuk ishte nevoja, ai e dinte që djemtë ishin gati. Më kujtohet që bëmë një ndeshje stërvitore në stadiumin e Moskës, një ditë përpara finales dhe për pak sa nuk plasi grushti mes dy ekipeve për shkak se ndeshja stërvitore ishte shumë e ashpër. Një skuadër humbi dhe të gjithë po ankoheshin te njëritjetri dhe Sër Aleks ndërhyri për t’i ndarë. Kështu ndodhi. Të gjithë ishin shumë të motivuar për të fituar. Edhe në një ndeshje stërvitore ku lojtarët nuk duan të dëmtohen, nuk tolerohej asgjë.

Të gjithë donin të fitonin”. 24 orë më vonë, Junajtid dhe Çelsi arritën një barazim 1-1 në finale, me Ronaldon që shënoi me kokë golin e parë, përpara se Lampard të barazonte në fund të pjesës së parë. Blutë luajtën më mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa Drogba dhe Lampard goditën edhe shtyllën. Sulmuesi afrikan u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi Vidiçin, ndërsa trofeu u dha pas goditjes së penalltive, sepse 120 minutat përfunduan në barazim.

Gabimi i CR7-ës i dha shansin kapitenit Terri për t’ia dhënë fitoren skuadrës së Çelsit, por mbrojtësi rrëshqiti dhe goditja e tij preku shtyllën. Më pas Anelka pa gjuajtjen e tij të ndalej nga Van der Sar, duke prodhuar imazhin e famshëm të Territ në lot në mes të atij shiu të rrëmbyer.

të fundit

Krimi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari v*au nënën, e goditi 10 herë me mjet prerës (FOTO)

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një…

3 minutes ago

Banka Popullore: Më 5 nëntor nisin tërheqjet në Manastir për klientët e ALTA Banka AD Bitola pa kartela pagese

Banka Popullore njofton qytetarët që kanë llogari pagese në ALTA Banka AD Bitola, por nuk kanë kartela pagese, se që…

5 minutes ago

Romani për vrasjen e pazbardhur të një modeleje në Paris fiton Çmimin Goncourt pas 77 vjetësh

Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…

11 minutes ago

Barcelona dhe Raphinha bien dakord për kontratë të re deri në vitin 2030

Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan, i cili pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re këtë të…

11 minutes ago

Erion Veliaj me dëmtime, kryebashkiakun e çojnë në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…

19 minutes ago

Egnatia shkëputet në krye, Tirana ringrihet, ndërsa Vllaznia pëson rënien më të madhe

Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…

22 minutes ago