Categories: kosovë

Prokuroria jep hollësi për operacionin ku u ndaluan tre të dyshuar, në bashkëpunim edhe me AKI-në

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se tre persona janë ndaluar gjatë një operacioni për parandalimin e një vrasjeje të rëndë. Aksioni u zhvillua më 28 dhe 29 nëntor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Më 28 nëntor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u ndaluan dy persona. Një i dyshuar tjetër u ndalua më 29 nëntor, me urdhër të prokurorit kujdestar. Për secilin prej tyre është caktuar ndalim prej 48 orësh.

Të lidhura

None found

Të tre dyshohen për përgatitjen, në bashkëkryerje, të veprës penale të vrasjes së rëndë, si dhe për mbajtje, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Për të gjetur të dyshuarit dhe për të siguruar prova materiale, janë kryer kontrolle e bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë.

Sipas Prokurorisë, në një automjet të dyshuar u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë. Në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve u sekuestrua edhe një armë e shkurtër e llojit TT me shtatë fishekë.

Prokuroria ka bërë të ditur se, brenda afatit ligjor, do t’i kërkojë gjykatës kompetente caktimin e paraburgimit për tre të dyshuarit. Ndërkohë, hetimet vijojnë për gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar që janë në arrati.

të fundit

Kandidatët për 34 pozita të prokurorit të shtetit i nënshtrohen testit me shkrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur testin me shkrim për kandidatët të cilët kanë aplikuar në procesin e rekrutimit të…

1 minute ago

Bora shtyn për nesër përballjen mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës

Ndeshja ndërmjet Feronikelit 74 dhe Prishtinës është shtyrë për nesër.Përballja do të zhvillohet nesër, në të njëjtin orar të paraparë…

5 minutes ago

Fitorja në derbi ndryshon pamjen e Partizanit, Karoglan u përgjigjet kritikëve

Mislav KaroglanTrajneri kroat, Mislav Karoglan u vendos në qendër të kritikave në “timonin” e Partizanit, pas 3 humbjeve radhazi në…

35 minutes ago

OSCE helps Kosovo Academy for Public Safety draft its 2027–2031 strategy

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë ka mbështetur Akademinë e Kosovës për Siguri Publike…

37 minutes ago

Kosovo and Croatia explore cooperation in education

Gjatë vizitës në Zagreb, të organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim…

37 minutes ago

Tensions and clashes at November 28 protest: Health Ministry says 61 injured people received medical care, 5 remain hospitalized

Ministria e Shëndetësisë, ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së 28 nëntorit, ku pati përplasje mes protestuesve…

37 minutes ago