Categories: Uncategorized

Formacionet e mundshme, Bjellorusi-Shqipëri (FOTO LAJM)

Shqipëria ka mbërritur 48 orë përpara ndeshjes në Bjellorusi. Skuadra përfaqësuese udhëtoi të mërkurën pasdite dhe paraditen e djeshme e ka kaluar në qetësi.

Shëtitje në parkun pranë hotelit ose qëndrim nëpër dhoma.

Të lidhura

None found

Mirëpo, kjo ka qenë për kohën e lirë, pasi një pjesë të mirë të paradites e ka zënë edhe analiza me trajnerin dhe stafin.
kombetarja

Kombëtarja ka analizuar në detaje kundërshtarin me të cilin do të startojë sot edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Gjatë paradites së djeshme, trajneri Reja dhe stafi i tij, bashkë me videoanalistin kanë parë aspektet e lojës së Bjellorusisë, pikat e forta apo edhe ato të dobëta. Skuadrës i është sqaruar me detaje sjellja taktike e kundërshtarit dhe për këtë, është përgatitur edhe kundërpërgjigjja taktike.

Trajneri Reja, në konferencën për shtyp, pranoi se ka probleme në prapavijë dhe një dyshim për gatishmërinë e Qazim Laçit. Kjo ka bërë që edhe vetë italiani të mos ua bëjë të qartë lojtarëve formacionin zyrtar.

Për ta nisur nga porta, Strakosha pritet që të startojë me treshen e mbrojtjes Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli. Mungesat e Kumbullës dhe Ismajlit kanë prishur jo pak planet e trajnerit për këto dy takime. Aq më tepër që në konferencën e parë ai e theksoi edhe se Gjimshiti vjen me një mbingarkesë ndeshjesh.

Nga krahët, kapiteni Hysaj dhe Trashi kanë fituar kredencialet për të qenë titullarë, djathtas dhe majtas. Në treshen e mesfushës, Gjasula, Bare dhe Abrashi janë më të mundshmit, me një dyshim që Laçi mund të jetë në vend të mesfushorit të Fraiburgut. Shumë muskuj për trajnerin që zgjedh një “gladiator” dhe dy “pitbullë”, siç edhe njihen me epitet për çfarë tregojnë në fushë dhe grintën e lartë.

Në sulm, Cikalleshi dhe Manaj është dyshja që pritet t’i jepet besim për të startuar në Minsk. Trajneri e ka të preferuar këtë kombinim në sulm. Kombëtarja sot paradite mund të bëjë një seancë shkrydhjeje stërvitore në mëngjes për të lehtësuar muskujt dhe do të jetë e gatshme për ndeshjen e parë zyrtare në Ligën e Kombeve.

të fundit

PDK-ja mbledh Grupin Parlamentar për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledh për të diskutuar hapat e mëtejmë lidhur me nismën për…

4 minutes ago

VIDEO/ Aktivistja përballet me Ramën jashtë Kryeministrisë, reagimi i tij ndaj akuzave

Aktivistja Arvina Lleshi ka zënë sot ‘mat’ kryeministrin Edi Rama teksa ky i fundit dilte nga Kryeministria. Në videon që…

7 minutes ago

Bahtiri mbështet nismën e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka përkrahur vendimin e Qeverisë për nismën legjislative për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…

14 minutes ago

Foda i përgjigjet Rangnickut për fushën e “Fadil Vokrrit”: Kushtet vlejnë për të dyja skuadrat

Franco Foda ka reaguar ndaj kritikave të Ralf Rangnickut për gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke thënë se…

17 minutes ago

Mickoski: We requested a meeting with the Bulgarian side; refusal would be unwise

Kryeministri Hristijan Mickoski e vlerësoi si konstruktiv propozimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një takim…

21 minutes ago

Gërvalla on the three missing activists: The Republic will fulfill its obligation to the end

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas kthimit te familjet të mbetjeve mortore të Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe…

22 minutes ago