Një ditë më parë, trajneri Rolando Maran publikoi emrat e futbollistëve të ftuar për sfidat e Shqipërisë në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, ku përfshihen përballjet me Bjellorusinë, San Marinon, Finlandën dhe sërish San Marinon.
None found
Në atë listë, një nga mungesat më të dukshme ishte ajo e Armando Brojës. Tekniku italian sqaroi se vendimi nuk kishte lidhje me ndonjë problem fizik të sulmuesit shkodran, por bëhej fjalë për një zgjedhje thjesht taktike, duke lënë të kuptohej se momenti aktual i 25-vjeçarit nuk e justifikonte një ftesë.
Përtej këtij refuzimi, Broja po kalon një tjetër ngjarje aspak të zakonshme te Burnley. Burime të “BBC” raportojnë se trajneri i klubit anglez ndodhet shumë pranë shkarkimit dhe se drejtuesit pritet të zyrtarizojnë së shpejti ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me Nicky Hayen. Barazimi 1-1 kundër Derbyt duket se ka qenë pika e fundit që solli këtë vendim drastik në stol.
Kjo situatë mund të shndërrohet në një moment reflektimi për vetë Brojën lidhur me të ardhmen e tij me Burnleyn. Edhe pse ka pasur zëra për një kalim të mundshëm në Emiratet e Bashkuara, tani perspektiva e lojtarit shkodran mund të rilidhet sërish me klubin anglez, varësisht nga zhvillimet e reja në krye të ekipit.
Real Madridi është mysafir i Atleticos, në kryederbin e xhiros së shtatë në La Liga.“Los Blancos” kërkojnë vetëm fitore në…
Kategoria e DyteKanë nisur 4 ndeshjet e ditës së sotme të grupit B të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Harku i Triumfit që propozon të ndërtohet në Uashington do të shërbejë edhe…
Protesta qytetare, që ka hyrë sot në ditën e 113-të, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, lëvizjes…
Ish-ylli brazilian i Atletico Madridit, Rodrigo Fabri, i ka bërë thirrje Endrickut të largohet nga Real Madridi nëse vazhdon të…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e Huthëve ndaj Mbretërisë…