UEFA pritet të vendosë për zhvillimin e një turneu të vogël për ta përfunduar sezonin në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, gjatë konferencës që do të mbahet të martën, pra nesër, për të vendosur për fatin e futbollit evropian, pas shpërthimit të pandemisë koronavirus.
Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, do të mbajë konferencë me video me palët kryesore, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës.
None found
Gjatë konferencës pritet të merret vendimi për shtyrjen e Kampionatit Evropian 2020 për një vit, në mënyrë që t’i hapet rrugë përfundimit të sezoneve në ligat e ndryshme evropiane.
Sipas burimeve të BBC-së, të gjitha palët do të jenë të gatshme për të flijuar diçka në mënyrë që të gjejnë zgjidhje.
Si do të funksiononte një turne i vogël?
UEFA dëshiron që Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës të përfundojnë sepse kanë kontrata shumë të mëdha të transmetimit televiziv të cilat duhet t’i respektojnë.
Të dy këtu turne janë në fazën e 16 më të mirëve momentalisht, me gjashtë xhiro që kanë mbetur për t’u zhvilluar, përfshirë finalen. Janë edhe 14 ndeshje të fazës së 16 më të mirëve që duhet të zhvillohen në të dy këto turne.
Zhvillimi i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve me nga një ndeshje do t’i hiqte dy xhiro nga orari i mbetur.
Zhvillimi i këtyre ndeshjeve në një periudhë prej pesë ditëve si miniturne në Stamboll dhe Gdansk, qytetet nikoqire të finaleve në këto dy gara, do ta bënte shumë më të lehtë punën, pasi klubeve nuk do t’iu duhej të udhëtonin.
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike. Gjatë fjalës së tij,…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po qëndron për vizitë në Budapest, ku ka kërkuar mbështetjen aktive të…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim Christoph Israng, drejtor i Departamentit për Evropën…
Sulmuesi Cristiano Ronaldo beson se konflikti me trajnerin e kombëtares portugeze, Jorge Jesus, mund të zgjidhet.Sipas mediumit The Athletic, futbollisti…
Gjykata Themelore në Kumanovë dënoi 25-vjeçarin Trajçe Bojkovski nga Staro Nagoriçane me burgim të përjetshëm, duke e shpallur fajtor për…
Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh. Të dy të akuzuarit kanë mohuar…