Gjatë vizitës së tij në Budapest, kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka kërkuar angazhimin e Hungarisë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE.
None found
Vizita ka nisur me një takim me zëvendësministrin hungarez të Punëve të Jashtme, Laszlo Gyorgy Velkey, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar.
Zulfaj shprehu mirënjohje për kontributin e Hungarisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë përmes misionit të NATO-s, KFOR.
“Hungaria është kontribuuesi i madh i misionit”, ka thënë ai.
Gjatë bisedës, ai vlerësoi edhe programin e bursave “Stipendium Hungaricum”, falë të cilit qindra studentë nga Kosova kanë ndjekur studimet në universitetet e Hungarisë.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua integrimit evropian të Kosovës, në prag të publikimit të Pakos së Zgjerimit nga Komisioni Evropian, i parashikuar për fundin e tetorit.
Kryenegociatori kosovar i bëri thirrje Hungarisë të mbështesë marrjen e statusit kandidat nga Kosova dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai nënvizoi se zgjerimi duhet të mbështetet te meritat e secilit vend, duke nisur nga respektimi i vlerave themelore të BE-së dhe përafrimi me politikën e saj të jashtme.
Sipas Zulfajt, Kosova i përmbush këto kritere përmes demokracisë, lirive, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Në përmbyllje të takimit, ai falënderoi Hungarinë për mbështetjen e dhënë dhe vlerësoi angazhimin e saj në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, duke kërkuar përkrahjen e Budapestit për hapat e ardhshëm të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve…
Ish-ambasadorja Vjosa Dobruna, e ftuar në emisionin Prime në RTK, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt dhe gjendjen e…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…
Mish i tymosur, proshutë e tymosur dhe produkte të tjera të mishit, janë shitur përmes rrjeteve sociale. Pas inspektimit nga…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…
Mish i tymosur, proshutë e tymosur dhe produkte të tjera të mishit, janë shitur përmes rrjeteve sociale. Pas inspektimit nga…