Cesc Fabregas ka bërë të ditur se u largua nga Arsenali dhe u transferua në Barcelonë në vitin 2011 për disa arsye, përfshirë këtu marrëdhënien e tij me disa ish-bashkëlojtarë, presionin për të fituar trofe dhe mungesën e rekrutimeve në klubin londinez.
Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas i ishte bashkuar Arsenalit nga Barcelona si 15-vjeçar në vitin 2003 dhe pastaj i kishte bërë 303 paraqitje në të gjitha garat për Topçinjtë para se të kthehej në Camp Nou, nga ku pastaj shkoi në Chelsea e tani luan për Monacon në Ligue 1.
None found
Në një intervistë për Arseblog, 32-vjeçari foli haptas për vendimin e tij për t’u larguar nga Topçinjtë nëntë vjet më parë, duke i dhënë disa arsye. Ai e pranoi se kishte besuar se vetëm Robin van Persie dhe Samir Nasri ishin në nivelin e tij dhe se kishte kaluar shumë net pa gjumë.
“Unë isha kapiteni, gjithmonë ndieja shumë presion mbi vete. Unë duhet ta drejtoja atë skuadër të fitojë diçka. Unë dhashë gjithçka nga vetja. Nganjëherë, shkoja në shtëpi pas ndonjë disfate dhe qaja”, ka thënë Fabregas.
“Vuaja shumë, kaloja net pa gjumë duke vuajtur. Dhe pastaj kur e humbje një ndeshje, isha në autobus i shkatërruar dhe i dëgjoja lojtarët duke qeshur dhe duke folur se ku do të dilnin më vonë në mbrëmje”.
“Kjo vazhdoi për disa vite. Ne po luanim futboll të vukur dhe unë e shijova atë aspekt të lojës, por po i bëja vetes shumë presion për të qenë lider, për të bërë gjithçka dhe, në një pikë, fillova të ndihem i vetmuar”.
“Veçanërisht në dy apo tre vjetët e fundit, ndieja se vetëm Robin dhe Samir ishin lojtarët që ishin në nivelin tim teknik dhe psikik – nuk është diçka arrogante ta thuash, ashtu ndihesha në ato momente”.
Ndryshe nga një ditë më parë, kur pavarësisht insistimit nuk u pritën në bashki, paraditen e kësaj të mërkure, një…
Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të veçantë pasditen e sotme nga qielli, me një mesazh që e ka emocionuar.…
Kompania e kroçerave “Ambassador Cruise Line” ka konfirmuar se një numër pasagjerësh dhe anëtarësh të ekuipazhit në anijen “Ambition” kanë…
Marrëdhënia mes Adionit dhe Olës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos pas fotove të tyre të fundit krah…
Durim Bami është transferuar ditën e sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Shkaqet…
Labinot Rexha ka qenë një nga banorët më të zhurmshëm të Big Brother VIP Kosova 4. Ai u komentua tejet…