UEFA është e vendosur të njoftojë se Euro 2020 do të shtyhet deri në verën e ardhshme për shkak të shpërthimit të frikshëm të pandemisë së coronavirusit.
L’Équipe raporton që vendimi mund të shpallet të martën pas takimit të UEFA-s javën e ardhshme.
None found
Shumë nga ligat më të mëdha të futbollit janë pezulluar ditëve të fundit, ndërsa disa tjera kanë të ngjarë të luajnë ndeshjet me dyer të mbyllura.
Sot (e enjte) u njoftua se organi drejtues i futbollit në Evropë do të takohet përmes videokonferencës javën e ardhshme për të diskutuar reagimin e futbollit evropian ndaj parandalimit të përhapjes edhe më të madhe te pandemisë.
“Në dritën e zhvillimeve të vazhdueshme në përhapjen e COVID-19 në të gjithë Evropën dhe analizën në ndryshim të Organizatës Botërore të Shëndetit, UEFA ka ftuar sot përfaqësues të 55 shoqatave të saj anëtare, së bashku me bordet e Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Ligave Evropiane dhe një përfaqësues i FIFPro, për të marrë pjesë në takime përmes videokonferencës të martën në 17 mars për të diskutuar përgjigjen e futbollit evropian ndaj shpërthimit”.
“Diskutimet do të përfshijnë të gjitha garat vendase dhe evropiane, përfshirë UEFA EURO 2020. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas atyre takimeve”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Spiropali: Sikur çoç më ndodhi Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur…
Aktivistët që organizuan protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vendosur të ndryshojnë formën e reagimit, duke kaluar nga protestat…
Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Kallaku (Myrtezaj), e akuzuar për fshehje të…
Një valë optimizmi ka përfshirë disa kryeqytete evropiane, pasi ekipi negociator i presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar garanci kolektive…
Bayern Munich po kalon një periudhë të vështirë, ku përveç problemeve të shumta me lëndimet, në qendër të vëmendjes kanë…
E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është ende e hapur. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027,…