Categories: Uncategorized

Erling Haaland pranon se ka thyer karantinën, kjo është arsyeja

Sulmuesi Erling Haland mori pjesë në një pyetësor “online” të organizuar nga tifozët e Borussias së Dortmundit.

Norvegjezi nuk hezitoi duke iu përgjigjur çdo pyetjeje. Në një kohë pandemie, tifozët e pyetën 19-vjeçarin se si po e kalonte kohën në këto momente jonormale të jetës së tij.

“Shumicën e kohës qëndroj në shtëpi. Nuk dua të rrezikoj shëndetin tim, edhe pse rastet këtu në Dortmund janë të pakta. Gjithsesi, është e rëndësishme të mos takosh askënd. Më pas në bazë të udhëzimeve të klubit shkojmë në stërvitje, ashtu të ndarë në grupe”, tha Haland.

I pyetur se çfarë konsumonte në këtë kohë karantine, norvegjezi i habiti të gjithë duke thënë se: “Mundohem të ha shëndetshëm, por nuk mund t’i rezistoj gjatë një pice me kebap, për të cilën ndonjëherë e kam thyer edhe karantinën. Darkave kur luaj FIFA me shokët e tjerë të skuadrës më pëlqen ta shkel pak dietën. Me kë luaj më shumë? Me Tomas Delanein, unë dhe ai flasim të njëjtën gjuhë dhe kjo na ka lidhur më shumë me njëri-tjetrin”.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

4 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

4 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

4 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

4 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

5 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

5 hours ago