Lionel Messi ka edhe një vit kontratë me Barcelonën dhe nëse nuk ka ndonjë ndryshim gjatë sezonit, argjentinasi në verën e ardhshme do të jetë një futbollist i lirë dhe mund të largohet me parametër zero.
Sulmuesi do të ketë mundësinë e përzgjedhjes se ku do të vazhdojë vitet e mbetura të karrierës, teksa në garë janë klube me buxhete të frikshme financiare si PSG dhe Man City
None found
Por, ëndrrën për të firmosur me Messin ka të drejtën ta ketë edhe Atletiko Madrid. Në fakt, nuk do të ishte e para herë që 33-vjeçari do të vishte fanellën bardheluqe të madrilenëve.
Kjo pasi gjatë një ndeshje miqësore në vitin 2009 të organizuar nga Fondacioni i klubit, Mesi ishte prezent së bashku me miqtë e tij në skuadër, kundër Zanetit dhe miqve të tij nga ana tjetër.
Në këtë formë, Atletiko kërkon të shfrytëzojë paksa nostalgjinë, por më shumë mund të shfrytëzojë Luis Suarez.
Dihet miqësia e uruguajanit me Mesin, ndaj “pleshti”ndoshta do të joshet nga ideja për t’u bashkuar sërish me Suarez. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë dhe merkato e verës së ardhshme do të jetë e veçantë për të ardhmen e Lionel Mesit.
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj lidhur me procesin e formimit të organeve të…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet M.B.,…
Kryetari i Gjykatës së Pejës, Shemsedin Haxhijaj, thotë se nuk ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati, pasi sipas…
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit doganor në Pikën e Kalimit Kufitar në Han…
Vespa ka prezantuar gamën e përditësuar elektrike për vitin 2027, duke sjellë motor të ri, efikasitet më të lartë, konsum…
Audi ka konfirmuar se supervetura e re Nuvolari do të jetë e disponueshme edhe në SHBA, por në një numër…