Derbi i Shqipërisë, Vllaznia-Tirana, që do të luhet këtë të premte, në orën 18:00, në “Loro Boriçi”, çel javën e 21-të të Superiores.
Një klasike me shumë rivalitet e që vjen në një moment pozitiv për të dyja skuadrat. Emanuel Egbo, trajner i bardhebluve, synon të koleksionojë fitoren e 7-të radhazi në kampionat, sigurisht, sikurse ai e thekson, me ndihën e Zotit.
Gjendja e skuadrës: Gjendja e skuadrës është e mirë. Përveç Hasanit, që është bashkuar me grupin, dhe Osmanit që ka pasur dhimbje në mes, lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen. Nuk shkojmë si favoritë në Shkodër, nesër është një ndeshje e radhës për ne.
Derbi i Shqipërisë, pa favoritë: Nuk shoh favoritë, sepse është si një derbi. Duhet të japim 100% në fushën e lojës, që të fitojmë. Fazën e parë fituam 2-0? Po mendoj për nesër, jo atë që ka kaluar. Unë gjithmonë merrem me ekipin tim, përgatis ndeshjen e radhës. Nesër do të japim maksimumin. Nuk duhet të merremi me atë që ka ndodhur në fazën e parë, pasi jemi në fazën e tretë.
S’ka vend për eufori te bardheblutë: Kam folur me ekipin për këtë. Nuk kemi fituar ende asgjë, beteja vazhdon. Me rëndësi është që ta ruajmë ritmin. Kjo është gjë e mirë, sepse rritet vetëbesimi. Nuk ka vend për eufori, por futemi në fushën e lojës me mentalitet fitues.
Deklaratat e Suad Licit: Nuk merrem me ekipet e të tjerëve. Edhe kur gabimet e arbitrave i kemi vuajtur në kurriz, nuk jemi ankuar. Arbitrat janë njerëz, ndodh që gabojnë. Vetëm Zoti nuk gabon. Nuk e di nëse na kanë shtruar rrugën apo jo, shohim punën tonë. Personalisht, nuk besoj se na kanë ndihmuar arbitrat. Nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë Suad Lici atë deklaratë. Ai e njeh mirë Tiranën, pasi ka luajtur këtu; njeh edhe Vllazninë. Nëse arrijmë të dalim në lojën tonë, nuk besoj se do të ketë ekip, që të na hapë probleme. Nëse japim 100%, nuk do të kemi nevojë të merremi me ekipet kundërshtare.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…