Ndeshjet e mbetura të Realit dhe Barçës në garën për titullin e La Ligës
12 ndeshje kanë mbetur deri në fund të edicionit, për t’u mësuar fituesi i La Ligës për sezonin 2019/20. Reali dhe Barça do t’i zhvillojnë nga gjashtë ndeshje në shtëpi dhe gjashtë jashtë shtëpisë.
None found
Real Madrid është kthyer në krye të Ligës me 12 ndeshje të mbetura deri në fund të edicionit, pas fitores 2-0 në El Clasico kundër Barcelonës.
Të besuarit e Zinedine Zidane triumfuan me golat e Vinicius Junior dhe Mariano dhe tani kanë 12 finale para vetës për të ruajtur epërsinë e një pike kundër rivalit të përbetuar.
Deri në fund, të dy ekipet do të luajnë nga gjashtë ndeshje në shtëpi dhe nga gjashtë ndeshje jashtë.
Për Realin rivali i ardhshëm do të jetë Betisi në Benito Villamarín (të dielën, ora 21:00).
Los Blancos, në udhëtim do të luajnë edhe kundër Real Sociedad (xhiro e 30) dhe Athletic (xhiro e 34) ndërsa në udhëtim do të luajnë edhe kundër Espanyol, Granada dhe në fund të sezonit ndaj Leganés.
Eibar dhe Valencia do të vizitojnë “Santiago Bernabéun” në xhiron e 28 dhe 29, ashtu edhe Mallorca, Getafe, Alavés dhe Villarreal.
Kurse Barcelona, ndeshjet në udhëtim do t’i luajë kundër Mallorcës, Sevillës, Celta Vigos, Villarrealit, Valladollidit dhe në fund të sezonit, kundër Alavesit.
Kurse gjashtë ndeshjet që Barça do t’i zhvillojë deri në fund në Camp Nou janë kundër; Real Sociedad, Leganes, Athletic Bilbao, Atletico Madrid, Espanyol dhe Osasuna.
7 rivalë deri në fund të sezonit, Reali dhe Barça do t’i kenë të ngjashëm, do të lujanë kundër; Sevilla, Celta, Atlético, Alaves, Real Sociedad, Valladolid dhe Osasuna.
/Express/
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…