Categories: Uncategorized

E vëzhguan 15 herë dhe dolën në konkluzionin se “nuk bën”, si e humbi Barça “bishën” e Dortmund

Është vetëm 19 vjeç, por për të po flitet pafundësisht në Evropë. Ai ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 40 gola dhe ka dhënë 8 asistime. Është thjesht një “bishë”.

Erling Haaland nisi të jetë lajm ndërkombëtar kur në Kupën e Botës U-20, në “Poloni 2019”, i shënoi 9 gola portierit José García të Hondurasit. Një shifër e tepruar, që mund të lidhej më shumë me futbollin amator, ndaj nuk u konsiderua lajm i rëndësishëm.

Të lidhura

None found

Ky djalosh i jashtëzakonshëm norvegjez brenda një kohe të shkurtër u katapululta nga FK Bryne i divizionit të tretë, te Molde, Red Bull Salzburg e së fundmi te Borussia e Dortmundit. Halaand është shndërruar një makineri golash në Bundesligë dhe në Champions.

Të mëdhatë e Europës nuk guxuan në asnjë moment, gjashtë muaj më parë, të investonin tek ky talent, siç bëri Borussia Dortmund në janar: 20 milionë euro për Salzburgun dhe komisione të shtrenjta për menaxherin Mino Raiola (15 milionë euro) dhe babanë e sulmuesit të ri (8-10 milionë euro). Nëse dikush dëshiron ta blejë Halaandin në vitin 2022, mund ta bëjë nëse paguan 75 milionë euro. Kjo është klauzola “e zgjuar” që Raiola ka përfshirë në kontratë me Dortmundin.

Borussia është i njëjti ekip që nënshkroi me Ousmane Dembélé për 15 milionë dhe vitin tjetër ia shiti Barçës për 120 milionë. Në vitin 2014 solli nga Shtetet e Bashkuara Christian Pulisicin dhe vitin e kaluar e transferoi te Chelsea për 64 milionë euro. I njëjti Dortmund pikasi një djalë nga Gaboni te Saint Étienne në vitin 2013 (Pierre-Emerick Aubameyang), e bleu për 13 milionë dhe pesë vjet më vonë e shiti tek Arsenali 63 milionë euro.

Ky Haaland, që kur ishte fëmijë ndiqte si fans Swansea-n dhe ishte një admirues i asturianit Michu, është vëzhguar edhe nga Barcelona, që prej disa sezonesh është vënë në kërkim të një numri 9, si pasues të Luis Suarezit. Është ndjekur plot 15 herë nga skautët e Barcelonës, por vlerësimet e tyre ishin të atilla që nuk e bindën kupolën drejtuese të “blaugranave” për të investuar tek ai.

Në raportet e teknikëve të Barçës theksohej aftësia shënuese e Halaand, por djaloshi novergjez “ngilte në klasë” për cilësitë teknike dhe pjesëmarrjen e tij në lojën kombinative, që te klubi “blaugrana”, shpikës i tiki-takas, ishin parësore. Pra, përtej faktit që spikaste si golashënues, Halaand u hodh poshtë si alternativë, sepse nuk përshtatej me filozofinë e Barcelonës, ose më saktë me lojën në grup. Halaand po tregon tashmë se ishte një vendim i gabuar. Teknikët e kampionëve të Spanjës tashmë duhet ta kenë kuptuar (janë të sigurt) që “bisha” e Dotmundit është pikërisht ai që ende po e kërkojnë dëshpërimisht. Gola dhe potencial kafshëror, por nuk kaloi testin e ADN-së…/ss/

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

8 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

8 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

8 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

9 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

9 hours ago