Categories: Uncategorized

E nisi me barazim kampionatin, Zidane i pakënaqur me sulmuesit

Zinedine Zidane u paraqit para mediave pas ndeshjes inauguruese të edicionit të ri në La Liga, jo pak i zhgënjyer nga barazimi në fushën e Real Sociedad, por i bindur se ekipi i tij do të rritet më tej në vazhdim.

Ndjenjat e barazimit – “Janë dy pikë të humbura, sepse ne gjithmonë luajmë për tore. Në përgjithësi kemi luajtur një ndeshje të mirë. Në mbrojtje nuk kemi toleruar asgjë. Në pjesën e parë kemi krijuar raste, në të dytën nuk kemi bërë si duhet”.

Dy sulmuesit zëvendësues që mbetën pa luajtur – “Unë nuk doja ta ndryshoja skemën, na duhej të vendosnim lojtarë në krahë. Kjo është ajo që bëmë”.

Casemiro – “Në pjesën e parë dominuam, por në pjesën e dytë e ngadalësuam hapin. Casemiro kishte disa detyra specifike”.

Jovic – “Unë kam shumë lojtarë. Sonte kisha zgjedhur këtë formacion. Nuk kam asgjë kundër Jovic, as kundër ndonjë lojtari tjetër. Nuk kam dashur të ndryshoj skemën dhe kjo është arsyeja pse kam luajtur me këtë grup lojtarësh”.

Odegaard – “Jam i lumtur me debutimin e tij. Ai nuk ka shqetësime në gju, gjë që është e rëndësishme. Është ndeshja e parë dhe kemi vetëm tri javë përgatitje. Pak nga pak do të përmirësohemi, edhe me Odegaard. Duhet të jemi të qetë me të gjithë. Ne nuk shënuam dot gol, por duhet të jemi të qetë”.

Varane – “Ajo që ndodhi në Manchester mund të ndodhë. Ne i njohim mirë lojtarët që kemi dhe të gjithë mbrojtësit kanë bërë shumë mire sonte. Ne kemi pranuar vetëm një goditje në portë. Kjo është puna e të gjithë lojtarëve, të cilët mbrojnë shumë mirë. Tani do të mendojmë për t’i bërë gjërat më mirë në sulm”.

të fundit

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

5 minutes ago

Këngëtarë, modele dhe gazetarë, lista e konkurrentëve të ‘Big Brother Vip Albania 5’

Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.…

32 minutes ago

Nga La Liga te MLS e Panathinaikos, klubet hidhen në sulm për Juljan Shehun

Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit,…

58 minutes ago

Tirana feston Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u shënua në Tiranë përmes një ceremonie festive të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së…

1 hour ago

“BBV Albania 5” nis këtë të shtunën/ Spektakli nën drejtimin e Ledion Liços

Nis zyrtarisht nesër, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë. Në…

1 hour ago

“E pandehura Balluku mungoi”, Mbledhja për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres, BIRN: 5 orë diskutime, PS zvarrit pa afat vendimmarrjen

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në…

2 hours ago